27,12,2024

I akuzuari për sulmin terrorist në Stamboll shkon në polici

Must Read

Mustafa Serdar Akdogan, avokati i Ramazan I., në deklaratën për gazetarët para drejtorisë policore tha se e dënojnë sulmin terrorist në Stamboll.

“Kemi ankesë për personat që tentojnë ta ndryshojnë axhendën e shtetit dhe që shënjestrojnë klientin tim. Klienti im merret me biznes këpucësh dhe pantoflash. Është shtetas i Kazakistanit, megjithatë, është i lindur në Zeytinburnu të Stambollit. Familja e tij jeton në Kazakistan, ndërsa ai vet shpeshherë vjen në Turqi”, tha Akdogan.

Akdogan theksoi se fotografia e klientit të tij është shfaqur në disa faqe të internetit sikur ai të kishte qenë fajtori, duke shtuar se kjo është shembull i papërgjegjësisë. Akdogan më tej tha se së bashku me klientin e tij kanë ardhur në Drejtorinë Policore në Zeytinburnu për të dëshmuar se nuk kanë asnjë lidhje me rastin.

Ai vuri në pah se dëshmitë e nevojshme i kanë parashtruar edhe para Departamentit Antiterror pranë Drejtorisë Policore të Stambollit.

“Kemi ankesa për disa organizata dhe persona që pa përgjegjësi kanë reflektuar ngjarjen dhe kanë shkaktuar dëmtimin e klientit tim, si dhe personat të cilët duke përdorur rrjetet sociale tentuan ta ndryshojnë axhendën e shtetit, në të njëjtën kohë duke shënjestruar klientin tim, shtetas i Kazakistanit i lindur në Turqi. Ne parashtruam kërkesën tonë para drejtorisë policore”, theksoi Akdogan.

Akdogan njoftoi se fotografitë që u përhapën në media dhe që u përkasin kamerave të sigurisë së aeroportit gjatë hyrjes dhe daljes së klientit të tij në Turqi, janë fotografi para 3-4 viteve.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img