13,05,2024

Hysenaj: Nëse Limaj kthehet në PDK atëherë mua nuk do të më ketë prapa…

Must Read

“Nëse Limaj kthehet në PDK siç po flasin pamatur zëdhënësit e çajtoreve si z.Nitaj me llafe të shpifura, atëherë mua nuk do të më ketë prapa edhe përkundër asaj që është njeriu që më së shumti i besoj dhe nuk e njoh si karakter që bënë kthim prapa. Ecim para me vlera të reja që po fuqizohen përherë e më tepër ” ka shkruar Fehmi Hysenaj, kryetar i Nismës Socialdemokrate, dega në Shtime.

Kjo deklaratë e Fehmi Hysenajt vie si reagim i deklaratës së Deputetit të Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Muharrem Nitaj.

“Ka lloj lloj storiesh. Çarshia flet që Limaj po kthehet në PDK. Kjo është një storie publike. Ne nuk e dimë çfarë mendo Fatmir Limaj e as Kadri Veseli. Ne e dimë që në raporte zyrtare nuk kemi probleme në funksionimin e koalicionit. Nuk ka pasur pakënaqësi që kanë mundur të kthehen në kushtëzime”, tha Nitaj në Dukagjin.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vëmendje: Ata që nuk regjistrohen do të gjobiten nga shteti

Ligji Nr. 08/L-114 për Regjistrimin e Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave, në nenin 23 parasheh sanksione kundërvajtëse me GJOBË...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img