15,05,2024

Humaniteti i shqiptarëve edhe në Zvicër, Mirsad Nuhiu ofron ndihmë për të moshuarit

Must Read

I riu  shqiptarë me prejardhje nga Ferizaj ka vendosur që në një mënyrë të veçantë të japë kontributin e tij  në këto moment kur virusi COVID-19 ka bllokuar gati gjithë botën.

Mirsad Nuhiu, i cili jeton në Cyrih të Zvicrës ka vendosur që kontributin e tij në këtë situate emergjente ta japë përmes ndihmës së qytetarëve të moshuar të cilët nuk kanë mundësi të dalin e të furnizohen me artikuj ushqimorë. Për këtë  Mirsadi ka vënë në dispozicion edhe numrin e vet të telefonit ku mund të thërrasin të gjithë ata që kanë nevojë për furnizime.

“Quhem Mirsad Nuhiu jetoj në Zvicër, kam nënshtetësi zvicerane, me prejardhje nga Kosova Ferizaj. Duke e parë gjendjen kaotike, duke mos pasur mundësi t’u  gjendem bashkëkombësve të mi në Kosovë pran për ndihmë në çdo aspekt, duke u frymëzuar në humanistët tanë siç janë Nënë Tereza,  Labinot Tahiri, Halil Kastrati, etj kam vendosur të marr iniciativën ti ndihmoj personat në nevojë këtu ku jetojë në veçanti pleqtë.  Në pamundësi që të dalin vet të furnizohen kam shpërndarë  numrin tim që të më kontaktojnë për çdo gjë që kanë nevojë. Bashk do ia dalim” ka thënë Mirsad Nuhiu.

Mirsad Nuhiu ka thënë që i vije keq që nuk mundë të ndihmojë bashkëvendësit e tij fizikisht në  Kosovë por këtë ai po e bënë  financiarisht dukë u dërguar para.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vëmendje: Ata që nuk regjistrohen do të gjobiten nga shteti

Ligji Nr. 08/L-114 për Regjistrimin e Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave, në nenin 23 parasheh sanksione kundërvajtëse me GJOBË...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img