28,04,2024

Hoxhaj zotohet për pagë minimale 600-700 euro për mësimdhënësit

Must Read

Kandidati për kryeministër i PDK-së, Enver Hoxhaj, u ka premtuar gjilanasve investime të huaja.

Në takimin me biznesmenë e mësimdhënës në Gjilan, Hoxhaj këtyre të fundit iu premtoi edhe rritje pagash, ndërkaq pati edhe planin se si do të funksionojë mësimi gjatë pandemisë nën qeverisjen e tij.

“Do ta rikthejmë fuqishëm dinjitetin e mësimdhënësit dhe vendimin e parë që do ta marr në qeveri, le ta dëgjojnë të gjithë prej Gjilanit, çdo mësimdhënës në nivel të vendit, ata të cilët janë në shkolla fillore, ata të cilët janë në shkollat e mesme, do të kenë një pagë minimale 600 euro, 700 euro në shkollë të mesme dhe ky është zotim që e kemi mbajt në të kaluarën. Ky është zotim që do ta mbajmë edhe sot”, ka thënë ai.

Ndërsa, për mësimin ai tha se qysh në 100 ditëshin e parë do ta bëjnë procesin mësimor më të lehtë.

“Ne e dimë në 100 ditshin e parë në çfarë forme kemi me e bë procesin mësimor më të lehtë, më të thjeshtë dhe më të mundshëm, nëse kalohet komplet në këtë pjesën online, duke pajisur çdo nxënës me tablet dhe çdo profesor me tablet. Duke iu ofruar trajnime juve dhe duke pa se çka të bëjmë me kalendarin shkollor në mënyrë më fleksibile të mundshme, që as ju mos ta merrni këtë temë me stres, po as fëmijët dhe prindërit mos ta marrin me stres. Kemi plan të qartë se çka do të bëjmë në 100 ditshin e parë”, ka thënë ai.

Nuk ka lënë pa përmendur edhe gastronominë, një sektor që gjatë pandemisë pësoi vështirësi ekonomike për shkak të kufizimeve e orës policore. Hoxhaj tha se qeveria e tij do ta zgjidhte këtë problem.

Hoxhaj ka vazhduar tubimet edhe në Viti, ku paraqiti 5 prioritete për rimëkëmbje: ekonominë, shëndetësinë, arsimin, drejtësinë e politikën e jashtme. Teksa përmendi edhe anëtarësimin në OKB.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dy të plagosur në Ferizaj pas të shtënave me armë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në mesnatë. Rasti ka ndodhur në në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img