16,11,2025

Hoxhaj takon Sekretarin e Përgjithshëm Jagland, me Këshillin e Evropës bashkëpunim i ri

Must Read

Në këtë takim, Hoxhaj e ka njoftuar Sekretarin Jagland për zhvillimet politike në Kosovë, nevojën e raporteve më përmbajtësore ndërmjet Kosovës dhe Këshillit të Evropës dhe çështje të tjera.

Hoxhaj është shprehur optimist pas takimit për fillimin e një periudhe të re të bashkëpunimit.

“Sot kisha një takim jashtëzakonisht të mirë me Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Thorbjon Jagland. Biseduam për një bashkëpunim më të madh dhe përmbajtësor në mes të kësaj organizate dhe Kosovës. KiE është njëra prej organizatave më të mëdha në Evropë dhe ka një sërë programesh, iniciativash dhe aktivitetesh prej të cilave mund të përfitoj Kosova. Temë kryesore ishte si të ketë një bashkëpunim më të mirë ndërmjet Qeverisë, Kuvendit, shoqërisë civile dhe KiE-së” ka thënë Hoxhaj.

Ministri Hoxhaj, gjatë ditës ka takuar Komisionerin për  Migracion dhe Punë të Brendshme të BE-së, Dimitris Avramopolous ku kanë diskutuar për liberalizimin e vizave dhe një numër të konsiderueshëm të eurodeputetëve.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me qendër të re të Mjekësisë Familjare – ndër më modernet në rajon

Ferizaj ka shtuar një tjetër vlerë të rëndësishme në shërbimin shëndetësor publik. Sot është përuruar objekti i ri i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img