16,09,2024

Hoti: Bisedimet me Serbinë të pakuptimta

Must Read
Bisedimet Kosove -Serbi/ Arkiva

Kërkesa për ndalim të bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë është riaktualizuar pas arrestimit të Nehat Thaçit më 29 shtator.

Ndërsa për profesorin e marrëdhënieve ndërkombëtare, Afrim Hoti vazhdimi i bisedimeve me Serbinë në këto rrethanë është i pakuptimtë.

Ai në një deklaratë për lajmi.net ka thënë se nuk ka kuptim që të vazhdohen bisedimet kur Kosova synon t’i zgjidh çështjet përmes dialogut, kurse Serbia jo vetëm që nuk zbaton marrëveshjet e arritura, por edhe bënë arrestimin e zyrtarëve të lartë të Kosovës.

“Vazhdimi i bisedimeve mendoj që është krejtësisht i pakuptueshëm kur ne provojmë t’i zgjidhim çështjet me dialog, përmes bisedimeve ndërkohë që pala tjetër jo vetëm që  është destruktive dhe e bishton zbatimin e marrëveshjes, por përkundrazi merr hapa të tjerë siç është rasti i arrestimit të Nehat Thaçit.

“Mendoj që në rrethana të tilla Kosova vendoset në presion të paparë  dhe vazhdimin e bisedimeve e bënë krejtësisht të pakuptimtë”, ka thënë Hoti për lajmi.net

Afrim hoti

Mundësinë e ndërprerjes së bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë, kryeministri Mustafa e ka cilësuar  si veprim jo mirë të menduar. Ai ka thënë se një gjë e tillë do të ishte në dëm të Kosovës, duke shtuar se negociatat do të vazhdojnë, pasi  siç është shprehur ai, ka ende çështje të pazgjidhura me Serbinë.

Ndërsa për profesorin Hoti, Kosova duhet biseduar në secilin rast kur ka më këndë të bisedohet, por ai ka thënë se në procesin e dialogut me Serbinë, Kosova po shfrytëzohet për arritjen e qëllimeve nga ana e Serbisë.

“Cili është përftimi i kosovarëve kur marrëveshjet e arritura nuk zbatohen, ato jo vetëm që nuk zbatohen por nga pala tjetër ndërmerren hapa të tjerë që shkojnë larg realitetit duke arrest zyrtarë të lartë shtetëror”, ka vlerësuar ai.

Kosova dhe Serbia me ndërmjetësim të Bashkimit Europian, kanë arritur marrëveshje për bisedime për normalizim të marrëdhënieve në prill të vitit 2013. Ndonëse deri më tani janë arritur disa marrëveshje, zbatimi i tyre ka ngecur, për shkak të mos gatishmërisë së Serbisë për një gjë të tillë. /lajmi.net

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vdes veterani i UÇK-së Ekrem Metushi

Sot është ndarë nga jeta, veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ekrem Metushi. Lajmi u bë i ditur nga familjarët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img