15,05,2024

Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj ortopedit Nushi (Dokument)

Must Read

Ortopedi kosovar Visar Nushi do të ulet në bankën e të akuzuarit. Kjo pasi tashmë Prokuroria Themelore e Prishtinës ka ngritur një aktakuzë kundër tij për trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor.

Në aktakuzën që e ka siguruar ekskluzivisht nga gazeta “Zëri”me numër PP. II. Nr. 8539/13 të ngritur nga prokurori i shtetit Armend Hamiti, thuhet se Visar Nushi, në cilësinë e doktorit ortoped me rastin e dhënies së ndihmës mjekësore për të dëmtuarën – e mitur N.Berisha, ka përdorur haptas një metodë të papërshtatshme mjekësore.

Kështu, siç precizon aktakuza, ai nuk e ka paraqitur gjendjen reale të shkallës së deformimit dhe nuk i ka rekomanduar pacientes me kohë mbajtjen apo përdorimin e ortozës (korsetit), ndonëse në vazhdimësi e dëmtuara në këtë periudhë kohore është trajtuar nga i pandehuri.

“Si pasojë e kësaj vjen deri te keqësimi i gjendjes shëndetësore të së dëmtuarës duke i shkaktuar devijim të rëndë të boshtit kurrizor, si dëmtim të rëndë trupor”, thuhet në aktakuzën e ngritur nga prokurori i shtetit. Kështu, prokurori Hamiti akuzon Nushin se ka kryer veprën penale “Trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor”.

Meqë dyshohet se vepra është kryer në vitin 2011, atëherë Nushi do të ndiqet sipas kodit të vjetër penal, nenit 219, paragrafi i 4 lidhur me paragrafin 1 të KPK-së, e që nëse vërtetohet vepra nga Gjykata parasheh një dënim prej një deri në tetë vite burg. /Zëri

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vëmendje: Ata që nuk regjistrohen do të gjobiten nga shteti

Ligji Nr. 08/L-114 për Regjistrimin e Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave, në nenin 23 parasheh sanksione kundërvajtëse me GJOBË...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img