28,04,2024

Hotelierët flasin pas takimit me ministrin Vitia: Nga data 15 qershor pritet të lejohet organizimi i dasmave

Must Read

Ka përfunduar takimi i përfaqësuesve të Odës së Hotelerisë së Kosovës me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia dhe përfaqësuesve të tjerë shtetërorë.

Pas përfundimit të këtij takimi, përfaqësuesi dhe këngëtari Afrim Muçiqi ka deklaruar se janë dakorduar që nga kjo javë deri më datën 15 të mblidhen grupet punuese të cilat do të bëjnë një manual për të gjithë pronarët e restoranteve dhe të tjerët në mënyrë që të organizohet sa më mirë i gjithë procesi.

‘Do të ketë manual për sallat e dasmave, për pishinat dhe për klubet e natës në ambiente të hapura ashtu ka qenë premtimi i ministrit. Është lajm i mirë për gurbetqarët e qytetarët që kanë pritur ndoshta me vite ti kryejnë ahengjet e tyre”,tha ai.

Numri i njerëzve do të caktohet nga profesionistët e grupeve punuese, çfarëdo numri që e cakton ministria për neve do të jetë i konvenueshëm.

“Gjatë kësaj kohe do të bëhet manuali dhe shpresojmë më datë 15 qershor fillojmë. Këtë manual duhet respektuar të gjithë sepse nëse nuk e ruajmë vetveten dhe njëri tjetrin është rreziku të kthemi në pikën zero. Nëse nuk e respektojmë manualin e rregullat atëherë ia bëjmë sherrin vetvetes”, tha Muçiqi.

Ai theksoi se kanë dhënë idetë e tyre dhe në bazë të këtyre 95% janë të pranuara.

S’është e pranuar që të punohet deri në ora 02:00 as të jenë 500 persona në sallë të dasmave.

“Ka me qenë manual për kohën e caktuar. Është e mirë se kanë rënë numrat e të infektuarve dhe ne po i kthehemi ngadalë normalitetit por kryesorja është të ruajmë njëri-tjetrin”, tha ai.

Këtë të premte pritet që Qeveria e Kosovës të marrë vendim zyrtar ndërsa nga e hëna pritet të shkojë në zyrtarizim.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dy të plagosur në Ferizaj pas të shtënave me armë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në mesnatë. Rasti ka ndodhur në në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img