13,07,2025

Homazhe për dëshmorët Toni e Murtaja

Must Read

Me pietet janë përkujtuar sot dy nga ushtarët e shquar të UÇK-së, të Zonës Operative të Neredimes, Driton Islami-Toni dhe Sadik Bega-Murtaja të rënë para 17 vitesh në Betejën e Slivovës. Në këtë homazh kanë marrë pjesë bashkëluftëtarë të dëshmorëve, qytetarë e përfaqësues të organizatave të dala nga lufta, familjarë dhe deputetë të Kuvendit të Kosovës, duke shprehur kështu me pjesëmarrje nderimin për sakrificën e dëshmorëve të lirisë.
“Ata ranë heroikisht në ballë të betejës heroike për misionin e shenjtë të lirisë së Kosovës”, ka shkruar bashkëluftëtari i Tonit dhe Murtajës, deputeti i Kuvendit të Kosovës, Elmi Reçica.
Në lapidarin e dëshmorëve të UÇK-së në Ferizaj janë vendosur kurora me lule

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Kërkohet paraburgimi i një të mituri nga Shtimja, dyshohet se ka dhunuar një djalë të mitur

Departamenti për të Mitur në Prokurorinë Themelore të Ferizajt, ka kërkuar nga Gjykata caktimin e masës së paraburgimit në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img