25,04,2024

Homazhe në nderim të dëshmorëve Fatmir Ratkoceri, Lufti dhe Sylejamn Haxhidema

Must Read

Këtë të hënë në Ferizaj në përvjetorin e 17-të  të rënies u përkujtuan dëshmorët e UÇK-së ,Fatmir Ratkoceri i rënë në Koshare, si dhe Lutfi e Sylejman Haxhidema të rënë për liri në Manastirc.

Për të nderuar jetën dhe veprën e tyre, familjarë ,drejtues të shoqatave të  dala nga lufta e UÇK-së  e qytetarë të tjerë , bënë homazhe në varrezat e dëshmorëve në Ferizaj.

Me këtë rast  familjarë të dëshmorëve  shprehën shqetësimin se  familjet e dëshmorëve nuk  po trajtohen si duhet dhe nuk po punohet që amaneti I deëshmorëve të  qohet në  vend.

’Fatkeqësisht, Shteti i Kosovës ka bërë krejt pak për dëshmorët dhe familjet e tyre. Këtë e them duke ditur se ende ka familje dëshmorësh që nuk kanë kulm mbi kokë, ende ka familje dëshmorësh që fëmijët e tyre mezi e sigurojnë bukën e gojës, ende ka familje dëshmorësh që nuk kanë kushte elementare për jetë në raport me pushtetarët e pasuruar dhe të verbuar nga pasuria dhe mirëqenia gati mbretërore. Ata, u pasuruan mbi kurriz të dëshmorëve dhe familjeve të tyre’’ u shpreh Rina Ratkoceri, e bija e dëshmorit Fatmir Ratkoceri.

13342519_10206586967654220_2118350477_n 13330395_10206586967694221_1337920287_n 13318421_10206586967094206_879802848_n 13318542_10206586965894176_1551243745_n

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shënohet Dita e Shkollës dhe përurohet Salla e Sporteve në shkollën “Astrit Bytyqi”në Ferizaj

Gjatë ditës së sotme është bërë shënimi i Ditës së Shkollës “Astrit Bytyqi” si dhe u përurua Salla e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img