03,05,2024

Hidrocentrali në Shtërpcë, pastrohen 70 tonë mbeturina në vit .

Must Read

Derisa banorët e fshatrave të Shtërpcës po protestojnë kundër hidrocentraleve dhe në mbrojtje të ambientit janë vetë banorët që ndotin ujin dhe e bëjnë të papërdorshëm.

Këto fotografi të ndaljes së mbeturinave përfshijnë qenë dhe kafshë tjera që hidhen në lumë. Vetëm njëri hidrocentral në Shtërpcë, ndalon dhe pastron rreth 70 tonë mbeturina në vit.

Sot banorët kanë protestuar sërish kundër hidrocentraleve dhe akuzuar investitorët se po e ndalin ujin dhe nuk kanë ujë për pije.

Ditë më parë kundër investimeve në energji të ripërtërishme kanë dal princi serb dhe princesha serbe.

Ata janë të ”brengosur” se punët të cilët po i shkatërrojnë burimet, lumenjtë e vegjël dhe lumin Lepenc kërcënojnë që ky ambient të shndërrohet në një vend në të cilin ndodh katastrofë ekologjike.

“Është e domosdoshme që autoritetet lokale të Shtërpcës, institucionet kompetente të Kosovës dhe autoritetet e Republikës së Serbisë, pa u vonuar t’i ndërpresin punët dhe shkatërrimin e njërit prej maleve më të bukura të Ballkanit”, kanë porositur princi Filip dhe princesha Danica Karagjorgjeviq.

Ndërkohë që Serbia është eksportuesi më i madh i energjisë në rajon. /Insajderi

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia rajonale e Ferizajt konfiskon motoçikleta dhe skuter pa dokumentacion të rregullt

Policët e Komunikacionit Rrugor dhe polcicët e stacionit të Ferizajt sot kanë zbatuar planin operativ " Motoçikleta dhe Trotineti...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img