31,01,2025

Heqja e kushtëzimit për regjistrimin e veturave refuzohet nga MAPL-ja

Must Read

Vendimi i Kuvendit Komunal të Ferizajt që parashihte lirimin nga pagesa të tatimit në pronë për regjistrimin e veturave deri në fund të vitit 2020, është refuzuar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal.

Kështu u bë e ditur në mbledhjen e sotme të Komitetit për Politikë e Financa.

Burim Karameta nga Lidhja Demokratike e Kosovës në Ferizaj, parti kjo e cila kishte kërkuar që ferizajasit të lirohen nga një kushtëzim i tillë, pati një kërkesë ndaj ekzekutivit.

“Që të jemi unik na e sjellni vendimin se si është parashtruar që të shohim a ka korrespondu me kërkesën e grupit të LDK-së”, tha Burim Karameta.

“MAPL-ja nuk e ka kthyer vendimin se nuk është dërguar si duhet, por në konfirmimin e ligjshmërisë nga ministritë e linjës potencohet se një vendim i tillë nga komuna nuk përkon me legjilsacionin në fuqi që si rrjedhojë e kësaj i bie që komuna nuk ka të drejtë të marrë vendime për heqjen e kushtëzimeve, por këtë e bënë Qeveria e Kosovës”, tha drejtoresha e Financave, Sebahate Ajeti-Sadiku.

Për këtë çështje dyshime shfaqi edhe Xhavit Zariqi, partia e së cilit bashkëqeverisë me Ferizajn.

“Është paradokse se nëse komuna nuk ka të drejtë të marrë vendim për anulim të vendimit për kushtëzim, si pati të drejtë me marrë vendim për kushtëzim, nëse atëherë ka pasur shkelje dhe ministria e ka miratuar me shkelje ose tash nuk është kërkesa në ministri për këtë vendim që është i qartë dhe i drejtë sipas asaj që është miratuar në Kuvend”, tha Xhavit Zariqi nga AAK-ja.

Senaca e Kuvendit Komunal të Ferizaj është caktuar për datën 30 tetor, transmeton TV Tema.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohen dy persona për lëndim të rëndë trupor në Ferizaj

Më 25.01.2025, rreth orës 17:00, policia ka pranuar një informatë për një rast të lëndimit trupor (therje me thikë)...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img