18,05,2024

Hendbollistët  ferizajas nisen për në Sllovaki

Must Read

Në kuadër të garave  evropiane për Challenge Cup  hendbollistët ferizajas  të  KH “Kastrioti” sonte kanë udhëtuar për në Sale të Sllovakisë ku do të ndeshen me ekipin vendas HKM Šal’a.

Ekipin ferizajas në kuadër të kësaj kupe  e presin dy ndeshje, më 18 dhe 19 Nëntor në Šale të Sllovakisë.

Kjo ndeshje nuk ka kaluar në heshtje edhe  tek nikoqiri i cili përmes mediave dhe publikimeve të shumta ka ftuar publikun venës që  të përcjellin këtë ndeshje dhe të përkrahin ekipin e tyre.

“Në kuadër  të  Challenge Cup  2016/2017  për kundërshtar  kemi klubin kosovarë KH “Kastrioti” nga Ferizaj. Mos e humbisni këtë festë Šaljane  të hendbollit për meshkuj .Ju jeni të gjithë të mirëpritur. Ne shikojmë përpara për ju” shkruan në thirrjen që  u është drejtuar  simpatizantëve të klubit të ekipit  HKM Šal’a.

Në anën tjetër edhe  Gëzim Kokollari , kryetar i klubit “Kastrioti”   thotë se në këtë ndeshje  po shkojnë të përgatitur   dhe shpresojnë në fitore.

“Pavarësisht rezultatit kjo është një sfidë për ekipin tonë. Është  një sfidë të  provohen  forcat dhe përgatitjet e ekipit tonë po njëherit edhe  kualiteti I hendbollit kosovarë. Djelmoshat e Kastriotit  besoj  nga këto ndeshje do të nxjerrin një përvojë të mirë e cila do të na shërbej  edhe në të ardhmen  për ngritje të cilësisë së hendbollit “  ka thënë Kokollari.

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjobë ndaj personit që bëri tejkalim në vijë të plotë, identifikohet kundërvajtja përmes dronit të policisë

Policia Rajonale e Komunakacionit Rrugor me datën 18.05.2024 rreth orës 16:35, në rrugën magjistrale Ferizaj-Viti, skatësisht në fshatin Gërlicë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img