28,08,2025

Hekurudha Leshak – Hani i Elezit kushton 120 milionë

Must Read

Ministria e Infrastrukturës është përfituese e 120 milionë eurove grante nga fondet investive për rindërtimin dhe rehabilitimin e linjës hekurudhore 10 nga Leshaku në Hanin e Elezit.

Këtë e bëri të ditur Ministri i Infrastrukturës Lutfi Zharku gjatë konferencës së mbajtur sot ku u prezantuan të gjeturat e studimit të fizibilitetit për vazhdimin e projektit, ndërtimin e autostradës R7 segmenti Prishtinë-Merdar.

“Falënderimi i takon Bashkimit Evropian me grantet e tyre për përfundimin e disa projekteve që i kemi me partnerët investiv Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Bankën Investive Evropiane, të cilët po na ndihmojnë  edhe financimin për rindërtimin e kësaj lidhje hekurudhore 10 nga Leshaku në Hanin e Elezit, këto dyja kanë dhënë një hua përafërsisht prej 40 milionë euro, kurse në anën tjetër kemi grante nga BE-ja prej 80 milionë euro për përfundimin e rehabilitimit të linjës hekurudhore 10”, tha ministri Zharku.

Sipas tij, kjo pjesë do të vazhdohet edhe në pjesën e Serbisë prej Merdar deri në Nish, kompletimi i kësaj pjese natyrisht do ta lidhë gjithë Evropën Juglindore, në veçanti e lidh Evropën Lindore prej Bullgarisë, Rumanisë, Serbisë nëpër Shqipëri dhe Detin Adriatik.

Zharku tha se rëndësia e kësaj rruge nuk është vetëm në aspektin formal … pritet të përfundohet prej Morine në Merdare dhe do të përfundohet një segment, i cili do të mundësojë shfrytëzimin e të gjithë autostradës “Ibrahim Rugova”.

“Përpos kësaj në vitin e ardhshëm do ta nënshkruajmë  një marrëveshje për rrugën Kievë-Pejë një rrugë plotësisht e re, e cila do të ka një ndikim jashtëzakonisht të madh në shkarkimin e komunikacionit të autostradës rrugë aktuale e që l zvogëlon numrin e aksidenteve në rritjen e shpejtësisë apo zvogëlimin e kohës”, tha ai./ekonomiaonline

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia në Ferizaj gjobit me 40 euro shoferin që voziti me derën hapur

Policia në Ferizaj ka njoftuar se kanë identifikuar një shofer që kishte vozitur me derën hapur te ana e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img