Hedh sprej në klasë, policia e arreston nxënësin në Ferizaj

Must Read

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një të mitur për shkak të përdorimit të mjetit të rrezikshëm dhe shkaktim i rrezikut të përgjithshëm.
Sipas policisë, i njëjti gjatë pushimit në një klasë të shkollës ka hedhur sprej OC.
Si pasojë e këtij veprimi të tij, te nxënësit tjerë është shkaktuar djegie e syve dhe kollitje.

Rasti sipas policisë ka ndodhur rreth orës 9:00 në rrugën Gjon Serreqi në Ferizaj.

Pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Kuvendi i Komunës së Ferizajt mban mbledhjen e tretë të rregullt

Kuvendi i Komunës së Ferizajt ka mbajtur sot mbledhjen e tretë të rregullt për vitin 2026, të kryesuar nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img