02,12,2024

Legalizoni armët, s’ju dënon ligji pse e keni bartur pa leje

Must Read

Gjithë qytetarët që posedojnë armë pa leje, nga mesi i dhjetorit do të mund t’i bëjnë legale ato. Tërë kjo pas vendimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme për legalizimin e tyre. Për ta bërë këtë, kosovarët kanë vetëm gjashtë muaj kohë. Aktualisht, në tërë Kosovën janë rreth 200 mijë armë pa leje në duart e qytetarëve. Ndërkohë, që për çdo vit nga Policia e Kosovës konfiskohen deri në 1 mijë e 500 armë të llojeve të ndryshme, shkruan Gazeta Express.

Që nga 17 dhjetori i këtij viti, gjithë kosovarët që kanë armë pa leje do të mund t’i legalizojnë ato. Për ta bërë këtë ata kanë kohë vetëm gjashtë muaj.

Gjatë kësaj kohe, do të pezullohet zbatimi i nenit 374, të Kodit Penal, në bazë të së cilit parashihet dënimi me gjobë prej 7 mijë e 500 euro ose me burgim deri në pesë vjet për këdo që mbanë armë pa leje.

Gjithë kjo pas vendimit të Ministrit të Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafës, për legalizim të armëve, i cili është nënshkruar në 23 nëntor të këtij viti.

“Afati kohor shpallet për periudhën gjashtë mujore dhe fillon nga data 17 dhjetor 2018 deri më datë 17 qershor 2019”, thuhet në vendimin e Mustafës.

Këtij procesi pritet t’i nënshtrohen rreth 200 mijë armë pa leje, aq sa gjenden aktualisht në duart e qytetarëve të Kosovës. Prej gjithë armëve që gjenden në vend, vetëm 50 mijë prej tyre janë të regjistruara.

Së paku kështu thuhet në statistikat e Ministrisë së Punëve të Brendshme. Sipas MPB-së, shumica e këtyre armëve janë për gjueti dhe shejtari.

“Armë të regjistruara në Kosovë janë rreth 50.000 dhe shumica nga to janë armë për gjueti dhe shejtari, Kategoria B C dhe D”.

Një numër i madh i armëve pa leje konfiskohet për çdo vit nga Policia e Kosovës.

Në Policinë e Kosovës i kanë thënë Gazetës Express se pothuajse për çdo vit konfiskojnë 1200 deri në 1500 armë të llojeve të ndryshme.

“Policia e Kosovës gjate realizimit te detyrave te saja, bene edhe konfiskimin e armeve te cilat janë duke u mbajtur pe leje nga qytetaret. Kështu gjate një viti konfiskon afërsisht 1200-1500 armë të llojeve të ndryshme, konkretisht vitin e kaluar policia ka konfiskuar 1211 armë të llojeve të ndryshme dhe 26178 copë municion”, kanë thënë në Zyrën e Informimit

Por, se sa vrasje janë kryer në vend me armë pa leje, nuk kanë dhënë informata në polici. Derisa deklarojnë se në gjashtëmujorin e parë të këtij viti janë kryer 15 vrasje me armë të ndryshme nëpër tërë territorin e Kosovës.

“Referuar kërkesës suaj ju informojmë se ne vitin 2017 janë evidentuar 27 raste të vrasjeve, ndërsa në gjashtëmujorin e parë të vitit 2018 janë raportuar 15 raste vrasje. Bëhet fjalë për vrasje me mjete/armë të ndryshme, të ndodhura në tërë territorin e Kosovës”

Mbajtja dhe posedimi i armëve pa leje dënohet edhe me Kodin Penal të Republikës së Kosovës.

Në bazë të nenit 374, i cili do të pezullohet për gjashtë muaj, kushdo që mban në pronësi, kontrollon ose posedon armë në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm lidhur me armë të tilla, dënohet me gjobë deri 7 mijë e 500 euro ose me burgim deri në pesë vjet.

Nëse vepra penale nga paragrafi i parë i këtij neni përfshin më shumë se katër  armë ose më shumë se 400 fishekë, kryesi dënohet me burgim prej dy deri në 10 vjet.

Ndryshe, numri kaq i madh i armëve ilegale në duart e qytetarëve, nga njohës të sigurisë ishte vlerësuar si rrezik për sigurinë e përgjithshme në Kosovë dhe në veçanti për vetë qytetarët.

Madje, sipas tyre armët ilegale janë një prej problemeve kryesore që e ka aspekti i sigurisë publike në Kosovë./Gazeta Express

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident komunikacioni rrugor me fatalitet në Kaçanik

Me datën 29.11.2024 rreth orës 07:30 kemi pranuar një informatë se në rrugën magjistrale Hani Elezit-Kaçanik, tek vendi i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img