20,11,2024

Haradinaj tregon se kur do të përfundojnë grevat

Must Read

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se i kupton të gjitha grevat që po ndodhin.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka sqaruar se këto probleme do të rregullohen kur të votohet ligji për paga.

“Grevat janë rezultat i ligjit, të gjithë po kërkojnë pozicion me të mirë në ligj, deri sa të votohet ligji të gjithë kanë me protestu, me gjete një pozitë më të mirë. Është shumë normale që të ketë greva, të gjithë po e kanë frikën, për shkak se që 20 vjet nuk ka pasur ligj për paga. Ka pasur rritje për arsimin, do të pasojnë rritjet, mirëpo do të kemi ligj për paga”, tha Haradinaj në konferencë për media, pas takimit të Këshillit Ndërministror për Investime Strategjike.

Ndërsa sa i përket rrëzimit të Qeverisë, Haradinaj pohoi se kjo është përmendur që nga fillimi i mandatit të tij.

“Sa i përket rrëzimit të Qeverisë, kjo vazhdon që nga dita kur ja kom nis, Kur Kuvendi i ka 61 vota atëherë le të vendos dhe unë e respektojë”, tha ai.
Në fund, kryeministri ia bëri me dije SBASHK-ut, që të gjitha orët mësimore të humbura do të kompensohen. /Lajmi.net/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img