15,11,2025

HARADINAJ REAGON PËR LETRËN E TRUMP DREJTUAR THAÇIT

Must Read

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka komentuar letrën që Presidentit Trump ai ka dërguar presidentit të Kosovës Hashim Thaçi.

Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se kjo letër dëshmon edhe njëherë se Amerika është aleat i fuqishëm i Kosovës.

“Letra e Presidentit Trump është lajm i mirë për shtetin dhe popullin e Kosovës. ShBA që nga fillimi ka qenë dhe vazhdon të jetë përkrahësja më e fuqishme e shtetit të Kosovës, sovranitetit dhe integritetit territorial të saj. Si Kryeministër i Qeverisë së Kosovës mbështes fuqishëm çdo përpjekje për unifikim të qëndrimeve të spektrit politik dhe përgatitjeve të shpejta për përmbylljen e marrëveshjes gjithpërfshirëse ligjërisht obligative ndërmjet dy shteteve, Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar Haradinaj. /Insajderi.com

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me qendër të re të Mjekësisë Familjare – ndër më modernet në rajon

Ferizaj ka shtuar një tjetër vlerë të rëndësishme në shërbimin shëndetësor publik. Sot është përuruar objekti i ri i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img