02,05,2024

Haradinaj në Ferizaj, shënohet 20 vjetori i themelimit të degës së AAK-së

Must Read

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vizituar degën e AAK-së në Ferizaj, në 20-vjetorin e themelimit e të saj, ku ka takuar asamblistë dhe drejtorë të partisë në Kuvendin Komunal e në qeverisjen komunale.

Haradinaj ka thënë se ky ishte rast i mirë për të hedhur vështrimin në dy dekadat e shkuara, në mënyrë që të bëhet një bilanc historik i të arriturave dhe sukseseve që AAK i ka sjell Ferizajt gjatë mandatave dy-vjeçare.

“Në shënim të 20-vjetorit të krijimit të degës së AAK-së në Ferizaj, takova asambleistët dhe drejtorët e Aleancës në këtë komunë. Rast i mirë për të hedhur vështrimin pas për të parë dy dekada histori të Aleancës, të arriturat dhe sukseset që i ka sjellë Kosovës dhe Ferizajit, gjatë qeverisjes së saj në dy mandate”, ka thënë kryetari Haradinaj.

Haradinaj, në Ferizaj, ka vizituar edhe familjen e Rrahim Bytyqit, i cili ishte themelues i degës së AAK-së në Ferizaj. Familjes Bytyqi i është ndarë një mirënjohje për konsolidimin e strukturës së partisë.

“Në këtë frymë, vizitova familjen e Rrahim Bytyqit, themelues i degës së Aleancës në Ferizaj, të cilit i ndava mirënjohje për kontribut të çmuar për konsolidimin e strukturës së qëndrueshme politike të Aleancës”, 

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar një vizitë edhe në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare.

Ai ka thënë se puna dhe heroizmi i personelit mjekësor në luftën kundër Covid-19 duhet të mbahet mend.

“Ndaluam sot për ta parë për së afërmi mobilizimin e personelit mjekësor në Ferizaj me qëllim që t’i falënderojmë për një punë të madhe që e kanë bërë në luftimin e Covid-19”.

“Në Ferizaj ka një numër të caktuar të qytetarëve të identifikuar me Covid-19, ka pasur dy raste tragjike; mirëpo tash shihet se gjendja është nën kontroll dhe po përmirësohet”.

“Shpresoj shumë se shoqëria kosovare do t’i mbajë në mend të gjitha nivelet institucionale – heroizmin e personelit mjekësor në këto ditë të vështira”.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vizituar edhe fermerin Arbër Lohaj në fshati Mirash të Ferizajt.

I pyetur rreth deklaratave të kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, se gjatë qeverisjes së tij ka pasur një opozitë të dështuar, ai ka thënë se “opozitë e dështuar është ajo që mbetet gjatë në opozitë”.

“Ato që thotë Kurti mendoj se nuk qëndrojnë. Më kujtohet ai bënte fushatë dhe thoshte se është shpenzuar rezerva shtetërore”.

“E vërteta është se shpenzimet rezervë në kuadër të buxhetit janë implementuar; ndërsa rezerva nuk është prekur”.

“Shihet tani mungesa e një fokusimi për rimëkëmbje ekonomike dhe tani merret me vlerësimin e opozitës”.

“Opozitë e dështuar është ajo që mbetet gjatë në opozitë. Nuk është opozitë e dështuar ajo që pas 50 ditësh kthehet në qeverisje”.

Ai ka thënë se Kosova duhet të nxitojë me hapjen e ekonomisë në mënyrë që të mos ngelet prapa.

Sipas tij, marrja e përgjegjësive tani është më rendësi për vendin sepse Qeveria e shkarkuar e ka të pamundur t’i marr të gjitha veprimet për rimëkëmbjen ekonomisë.

“Shpresojmë që shqetësimet që ende ekzistojnë rreth pandemisë Covid-19 së shpejti do të tejkalohen. Kryesore është të ketë një plan emergjent për rikthimin e ekonomisë së vendit”.

“Sot jemi këtu po ashtu që të kujtojmë 20 vjet rrugë të themelimit të AAK-së. Këtu takuam vetëm disa kolegë për shkak të situatës së krijuar nga përhapja e pandemisë. Falënderojmë personelin mjekësor dhe të gjithë ata që janë angazhuar në luftimin e Covid-19”.

“Ne jemi vend me ekonomi të vogël, jemi një rajon që ka varshmëri të madhe të ekonomisë. Duhet të nxitojmë me masat ekonomike në mënyrë që ta rikthejmë atë. Serbia ka hapë ekonominë e saj dy javë përpara. Kosova nuk guxon të vonohet tepër – duhet të ketë strategji – nuk guxojmë të mbesim të fundit sepse të tjerët do të jenë para nesh”.

Haradinaj ka thënë se vizita e tij në degën e AAK-së në Ferizaj nuk mund të cilësohet si fushatë.

“S’ka të bëjë me fushatë, partitë janë gjithë jetën në fushatë. Unë kam qenë edhe në Gjilan në përvjetor”.

“Marrja e përgjegjësive tani është më rendësi për vendin sepse Qeveria e shkarkuar e ka të pamundur t’i marr të gjitha veprimet për rimëkëmbjen ekonomisë. Është e nevojshme një Qeveri me mandat të plotë në mënyrë që të ketë rimëkëmbje ekonomike”.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia rajonale e Ferizajt konfiskon motoçikleta dhe skuter pa dokumentacion të rregullt

Policët e Komunikacionit Rrugor dhe polcicët e stacionit të Ferizajt sot kanë zbatuar planin operativ " Motoçikleta dhe Trotineti...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img