25,11,2024

Haradinaj komenton deklaratat e Apostolovës për liberalizimin, thotë se këtë vit do të merret vendimi

Must Read

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka komentuar deklaratat e shefes së Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova, e cila për Telegrafin ka thënë se Parlamenti Evropian e ka mbështetur propozimin e Komisionit për liberalizimin e vizave në mars të vitit të kaluar.

Sipas Haradinajt këtë vit do të merret vendimi.

“Lidhur me liberalizimin, unë e dëgjova edhe zonjën Apostolova për deklarimin e saj. E di që ka skeptik dhe të atillë që nuk kanë qejf me pa liberalizimin. Por jemi në punë. Gjatë muajit nëntor ne e përmbyllim edhe një proces të rëndësishëm që nuk do t’iu tregoi tani. Mirëpo ky proces përmbyllet që të merret vendimi këtë vit. Para se të shkojmë në shtëpi ne si qeveri do ta ndërmarrim pra një hap sa i përket vendimit, e hapi tjetër i mbetet qeverisë së re”, ka thënë ai në një konferencë për media.

Kujtojmë se Apostolova në intervistën dhënë Telegrafit theksoi se propozimi tani është në pritje të Shteteve Anëtare në Këshillin e Bashkimit Evropian dhe se sipas saj është gjithashtu kruciale që Kosova të demonstrojë përpjekjet e vazhdueshme për sundimin e ligjit, migrimin dhe sigurinë në mënyrë që të përgatisë një kontekst pozitiv për vendimin final të shteteve anëtare të BE-së.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

30 gra udhëheqëse të agrobizneseve përfitojnë 300 mijë euro grante

Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë, Burim Bajrami mori pjesë sot në tryezën tematike "Mundësitë e grave në sektorin bujqësor,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img