03,05,2024

Haradinaj: Edhe në Ferizaj, frymë e fitores!

Must Read

Gjatë ditës së sotme lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka vizituar degën e këtijë subjekti në Ferizaj.

Bëhet ë ditur se në këtë takim është biseduar për situatën e tashme dhe përgatitjet për zgjedhjet nacinale që pritet të mbahen së shpejti.  

“Mesazhi i sotëm nga lideri I AAK-së, Ramush Haradinaj është mëse i qartë: Bashkimi krijon mundësi për zhvillim dhe fuqizim të qytetarit tonë në raport me vendet tjera.

 Nën shoqërimin e Kryetarit të AAK-së në Ferizaj, Xhavit Zariqi dhe anëtarëve të kryesisë, Haradinaj ka nisur takimet anembanë Kosovës, që shumë shpejt do të përkthehen në rritje të votës së përgjithshme.

 Është konfirmuar edhe njëherë se AAK në Ferizaj ka vullnet të madh për të kontribuuar në rritjen e vlerave demokratike dhe të pjekurisë politike” thuhet në njoftimin e AAK-së , dega në Ferizaj.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dënohet shoferi i autobusit që bëri tejkalim në vijë të plotë në Ferizaj

Nga 3 prilli 2024, në Kosovë ka nisur së zbatuari Ligji i ri për rregullat e trafikut rrugor, i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img