Pasi ka bërë homazhe te arkivoli i Arian Dacit – djalit të ish kryeparlamentarit Nexhat Daci, Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, përmes një statusi në Facebook, tha se Ariani ishte i dalluar për vlera njerëzore, njofton Klan Kosova.
“Do të na mungojë”, ka shkruar më tej Kryeministri.
Homazhet për nder të zëvendësministrit Dacit do të vazhdojnë deri në orën 11:45 pasi në orën 12:00 do të mbahet një mbledhje komemorative me ç’rast do të flasë edhe Kryeministri.
Lamtumira e fundit Arianit do t’i jepet në orën 13:00.