19,11,2024

Hapet Zyra e Zhvillimit Ekonomik, bëhet publik çdo shpenzim i parasë publike e përurohen ambientet e reja të Qendrës për Shërbime të Qytetarëve.

Must Read

Kryetari Aliu: Koha e qytetarëve është shumë e vlefshme

Mëngjesin e sotëm, punonjësit e administratës komunale në qendrën e shërbimit për qytetarë, nisën punën në ambiente të reja. Është investimi për hapjen e Zyrës së Zhvillimit Ekonomik që do të ketë punonjës që udhëzojnë e ndihmojnë investuesit potencial për nevojat që kanë në administratën komunale, e që në këtë investim përfshihet edhe pasqyrimi në kohë reale të të gjitha shpenzimeve të Komunës përmes sistemit të Free-Balance, modernizimi i shërbimeve administrative për qytetarët, të cilat nga sot do t’i ofrohen qytetarëve ferizajas.

E për ta përuruar këtë investim, doli i pari i Ferizajt, Agim Aliu bashkë me drejtorët komunal. Ai tha se ky investim është i bazuar në modelin “të gjitha shërbimet në një vend” me qëllim që të kursehet koha e qytetarëve dhe të rritet cilësia e shërbimit.

“Sot simbolikisht, pas një punë dhe një angazhimi me qëllim të realizmit të objektivave në radhë të parë të mundësisë që përfituesit kryesore të këtij investimi të jenë qytetarët e e Ferizajt, pra ne kemi bërë një rikonstruksion dhe një rimodelim të zyrës pritëse, por kemi hapur edhe dikastere të tjera si rezultat i asaj që ne kemi paraqitur si objektiva, në këtë rast përveç zyrës pritëse janë inkorporuar edhe zyra e zhvillimit ekonomik, por edhe taksat dhe tatime të tjera, që pak a shumë është një model “One Stop Shop”, të gjitha shërbimet mund të merren në një vend, por që objekti i Komunës  se Ferizajt, nuk ka mundur dhe nuk e ka pasur gjithë hapësirën e duhur që të ofrojë një shërbim të tillë por ne jemi munduar që në kuadër të kësaj hapësirë të krijojmë këtë hapësirë, por gjithsesi do të mbetet objektiv në kuadër të objekteve të reja, sepse ne parashikojmë që të ndërtojmë objekte të tjera dhe aty i gjithë ky shërbim të jetë në dispozicion të qytetarëve” tha i pari i Ferizajt, Agim Aliu.

Hapja e Zyrës së Zhvillimit Ekonomik, transparenca financiare përmes pasqyrimit të shpenzimeve direkt nga sistemi Free-Balance e modernizimi i shërbimeve administrative për qytetarët, ishin zotime elektorale të Kryetarit Aliu, të cilat tashmë janë përmbushur.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img