Në Qendrën e Kompetencës në Ferizaj është përuruar Qendra për Karrierë, në të cilën nxënësit do të kenë rastin të këshillohen dhe aftësohen në lëmi të ndryshme të punës.
Mesditën e sotme, në ambientet e Qendrës së Kompetencës në Ferizaj, me pjesëmarrjen e zëvendësministrit të Arsimit, Dukagjin Popovci, Nënkryetarit të Komunës, Arton Gavazi, drejtorit të Arsimit, Afrim Llabjani, Drejtoreshë e Përgjithshme e Agjencisë për Arsim dhe Aftësim Profesional dhe Arsimit për të Rritur, Fikrije Zymberi, Valbona Rraci nga organizata EYE, drejtorit të Qendrës së Kompetencës në Ferizaj, Bashkim Hyseni, u hap Qendra e Karrierës, në kuadër të projektit EYE Helvetas.
Me këtë rast të pranishmit, drejtuesit e përfaqësuesit e lartpërmendur, vlerësuan tejet të rëndësishme hapjen e kësaj Qendre, që do të ndikoj ne rritjen e përfshirjes të të rinjve në arsimin profesional, fushë kjo e rëndësishme dhe tejet e nevojshme për tregut e punës.
Firkrije Zymberi, , Drejtoreshë e Përgjithshme e Agjencisë për Arsim dhe Aftësim Profesional dhe Arsimit për të Rritur, u shprehë se kjo është qendra e gjashtë e cila po inaugurohet dhe do ti aftësojë nxënësit e kësaj shkolle në drejtimet të cilat ndjekin.
“Qendra për Karrierë ka një rëndësi të veçantë, sidomos në përgatitjen e të rinjve tanë që dalin nga shkolla dhe ti përgatisin për një jetë profesionale dhe drejt orientimit në karrierën e tyre” ka thënë Fikrije Zymberi.
Drejtori i Qendrës së Kompetencës, Bashkim Hyseni u shpreh se përmes kësaj forme të aftësimit profesional do të rritet cilësia dhe profesionalizmi I nxënësve në hapat e tyre të mëtejmë.
“Ne kujdesemi në përgjithësi për profilet më specifike të fushës së shëndetësisë duke filluar nga profile Kujdes shëndetësor që është ndihmë për të gjithë pacientët që është një sferë e re në lëmin e shëndetësisë” ka thënë Hyseni.
Hyseni gjatë fjalimit të tij ka dhënë një pasqyrë për punën dhe përgatitjet profesionale që ofron kjo shkollë dhe rëndësinë e hapjes së Qendrës për Karrierë si një ndihmë për orientimin e nxënësve për orientim në karrierë.
Edhe zëvendës Ministri i Arsimit, Dukagjin Pupovci ka çmuar lartë hapjen e kësaj Qendre.
“Është kënaqësi kur sheh që një shkollë siç është kjo Qendër e Kompetencës e bënë tani edhe një hapë të madh përpara me formimin e Qendrës për karrierë. Ajo që në përgjithësi arsimit profesional në Kosovë është ndërlidhja me tregun e punës dhe Qendrat e Karrierës janë njëri ndër segmentet që përcaktojnë këtë ndërlidhje. Prandaj përveç punës praktike që bëhet në këtë shkollë që këto vit ka ecur mirë, paraqet një hap drejt ndërlidhjes me tregun e punës.” ka thënë Pupovci.
Ndërsa nënkryetari i Ferizajt Arton Gavazi tha se komuna e Ferizajt dhe Drejtoria e Arsimit ka nënshkruar shumë marrëveshje me organizatat relevante për mbështetjen e orientimit në karrierë.
“Në këtë drejtim Komuna e Ferizajt ka punuar në ngritjen e kapaciteteve për të përballuar nevojat shkollore, përkatësisht në rritjen e cilësisë në arsimin profesional.” ka thënë Gavazi.
Deri më tani në Kosovë janë të hapura 12 Qendra për Karrierë në shkolla profesionale. Në mesin e Qendrave të para për Karrierë në Ferizaj që nga viti 2018 funksionon në shkollën e Agrobiznesit dhe Teknologjisë “Zenel Hajdini”