Agim Aliu: Uroj garë dinamike, fer dhe jam besimplotë se do të ngadhënjejnë vlerat e dëshmuara qytetare, profesionale e përfaqësuese. “Dekada e Re” është rrugëtimi ynë drejt zhvillimit, besimit dhe integrimit.
“Sonte, në mesin e qindra drejtuesve të strukturave të Partisë Demokratike të Kosovës në Ferizaj, me prezencën edhe të Kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës dhe njëherit Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli dhe lidershipit partiak, hapëm një kapitull të rri në zgjerimin tonë politik, demokratizimin e mëtejmë dhe fuqizimin e ndërveprimin për të artikuluar zërin politik të ferizajasve në udhëheqjen institucionale. Hapëm procesin e zgjedhjeve të brendshme në degë, për t’u hapur edhe më shumë ndaj mendimeve e energjisë së re të gjeneratës së politicientëve të rinj.
Të motivuar thellësisht që kërkesave qytetare t’i japim drejtim institucional dhe përfaqësim dinjitoz të interesit të tyre.
Uroj garë dinamike, fer dhe jam besimplotë se do të ngadhënjejnë vlerat e dëshmuara qytetare, profesionale e përfaqësuese.PDK e sotme në Ferizaj nuk do të kishte këtë shtat të gjerë politik pa kontributin e shumë burra e grave, edhe të atyre që sot nuk gjenden në mesin tonë, për të cilën i jam mirënjohës përherë.
Na priftë e mbara!” ka shkruar Agim Aliu.