06,05,2024

Haradinaj i gëzohet projektrezolutës për shtesat e fëmijëve

Must Read

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i është gëzuar dërgimit të projekt-rezolutës për shtesat e fëmijëve në Kuvendit e Kosovës.

Kjo projekt-rezolutë, sipas shefit të ekzekutivit, parasheh që çdo fëmijë në Republikën e Kosovës, prej moshës 0-16 vjeç, të gëzojë shtesa, çdo muaj, duke filluar nga 10 euro, pastaj sipas mundësive buxhetore, kjo shumë edhe mund të rritet.

“Bëhet fjalë për rreth 500 mijë fëmijë në tërë Kosovën që do ta gëzojnë këtë të drejtë”, theksoi Haradinaj në një postim në Facebook.

Ai tha se projekt-rezoluta për shtesat e fëmijëve është një nga hapat e Qeverisjes së tij për të zhvilluar politika të qëndrueshme në mbrojtjen e fëmijëve dhe familjes.

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aid Sahiti fitues i turneut Memorial “Agim Ramadani” në garën e peshkimit

Kurse ekipi “Agora” nga Ferizaj zuri vendit e tretë Peshkatari ferizajas Aid Sahit nga klubi i peshkimit “Agora” në garën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img