20,12,2024

Hapet Panairi i Librit në Ferizaj

Must Read

Ndonëse vapa e gushtit ka pllakosur gjithë vendin, kjo nuk po i pengon dhjetëra pasionantë të librit, shkrimtarë e artistë të kërkojnë shijen e tyre të leximit në stendat e Panairit të Librit në Ferizaj.

Për këtë ngjarje të veçantë kulturore, erdhi edhe ministri i Kulturës, Kujtim Gashi shoqëruar edhe nga deputeti i Kuvendit të Kosovës, Elmi Reçica, i cili bashkë me nikoqirin, Kryetarin e Ferizajt, Agim Aliu shoqëruar edhe nga Kryesuesja e Kuvendit, Kristina Gashi Bytyçi, drejtorja e Kulturës, Xhemile Murati Shabani, pasi vizituan çdo stendë dhe bashkëbisedonin me librashitësit dhe qytetarët e interesuar, shpallën të hapur Panairin e Librit në Ferizaj që nisi sot dhe vijon deri më 4 gusht.

I pari i Ferizajt, Agim Aliu tha se kjo ngjarje kompleton dhe i jep koloritin e munguar gjithë veprimtarisë kulturore në Ferizaj.

“Është një ngjarje tepër e veçantë për Ferizajn, për faktin se tashmë i njohur me epitetin e zhvillimit të shumë ngjarjeve kulturore e madje me epitetin e kryeqytetit kulturor, kishte një ngjarje të munguar, kishte një ngjarje që nuk e plotësonte këtë kolorit të këtyre ngjarjeve e që ishte kulmi, ishte kupola e derivimeve të të gjitha ngjarjeve të tjera dhe nuk do të kishte kuptim që të gjithë ato ngjarje kulturore të mos kishin kupolën e tyre, mos të kishin librin, respektivisht mos të kishin panairin e librit dhe prandaj është sot kjo kryengjarja e të gjitha ngjarjeve, eventeve, festivaleve dhe gjitha angazhimeve kulturore që janë bërë dhe po bëhen në bashkëpunim mes Komunës së Ferizajt dhe Ministrisë së Kulturës” tha i pari i Ferizajt, Agim Aliu duke vijuar në theksimin e projekteve që po realizohen në Ferizaj me mbështetjen e MKRS-së.

Në anën tjetër, edhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi tha se institucioni që drejton i ka dhënë prioritet librit dhe se Ferizaj është njëra ndër qendrat që po shndërrohet nga qendër e biznesit dhe në qendër të aktivitetit kulturor.

“Padyshim që me të gjithë ato investime që kemi me infrastrukturën kulturore, rinore e sportive sot jemi me një ngjarje tejet të veçantë, pra të një fillimi të një kapitulli të ri të organizimit të panairit në Komunën e Ferizajt. Padyshim që Ferizaj po shndërrohet nga një qendër ku zhvillohet biznesi edhe në një qendër të promovimit të librit, të promovimit të shumë botimeve, të shumë autorëve dhe shtëpive botuese. Jam shumë i lumtur që një pjesë e madhe e botimeve këtu janë të financuara nga Ministria e Kulturës dhe i kemi dhënë prioritet librit” tha mes tjerash ministri Gashi.

Falënderimin për pjesëmarrjen, mbështetjen dhe ftesën për adhuruesit e leximit, pasionantët e librit në emër të organizatorëve të këtij panairi e bëri kryetari i Klubit Letrar “De Rada”, Gazmend Bytyçi i cili mes tjerash tha se një ngjarje e tillë, begaton jetën kulturore në Ferizaj.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img