05,05,2024

Hapet kopshti modern i fëmijëve

Must Read

Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve në Ferizaj nisi me hapjen e Kopshtit të ri të Fëmijëve, investim ky modern në një sipërfaqe prej 700 metrash katror.

Për të marr pjesë në programin e tyre të organizuar për këtë ditë dhe për t’i vizituar ambientet fantastike ku të vegjëlit kanë strehën e tyre të ngrohtë përkujdesëse, ishte edhe drejtori i Drejtorisë së Arsimit në Ferizaj, Afrim Llabjani. Ai i shoqëruar nga pronarët e këtij biznesi, pa çdo cep të kësaj hapësire, i impresionuar me organizimin, hapësirat e përshtatshme për lojëra, ushqim dhe fjetje. Një investim i tillë paraqet një standart të ri në institucionet e arsimit parafillor dhe bazë e sigurtë për avancimin e komponentës së edukimit të të vegjëlve në nivelin lokal.

Programi që kopshti kishte përgatitur për fëmijët gëzoi pa masë këta të fundit, të cilët të shoqëruar nga prindërit e tyre, panë dhe u përfshinë në lojërat e organizuara, me personazhet e filmave të animuar dhe muzikën që argëtoi të pranishmit. Ambiente fantastike, standart i lartë shërbimi dhe përkujdesje, hapësirë e jashtëzakonshme dhe përkujdesje e ngrohtë është ajo që ofron ky kopsht, që mund të përballoj një kapacitet prej 200 fëmijësh.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Rinia e PDK-së me aksion simbolik: Qeveria Kurti po tenton ta përmbysë Ferizajn

Rinia Demokratike e Kosovës ka protestuar në Ferizaj, përmes një aksioni simbolik duke “peshkuar” në rrugën magjistrale, të përmbytur...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img