03,05,2024

Hapet konsullata e Kosovës në Dusseldorf

Must Read

Zëvendëskryeministri dhe ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka marrë pjesë në përurimin e Konsullatës së Përgjithshme të Kosovës në Dusseldorf.

Ai ka thënë se përurimi i kësaj konsullate është bërë me qëllim që të forcohet e marrëdhënieve të Kosovës me Gjermaninë, ofrimin e shërbimeve më të mira dhe efektive konsullore për diasporën tonë që jeton në zonën përreth Dusseldorfit në NRW.

Sipas tij, kjo konsullatë do të promovojë marrëdhënie ekonomike dhe tregtare me ekonominë më të madhe në Evropë.

“Jam i lumtur që gjatë mandatit tim rrjeti diplomatik dhe konsullor i Kosovës është zgjeruar dhe ne jemi më afër diasporës sonë”, ka thënë ai.

Në hapjen e Konsullatës së Përgjithshme të Kosovës në Dusseldorf kanë marrë pjesë edhe Deputeti Elmi Reçica dhe kryetari i Ferizajt Agim Aliu.

” Hapja e kësaj konsullate do të forcojë edhe më tej marrëdhëniet e Kosovës me Gjermaninë, bashkatdhetarëve tanë do tu ofrojë shërbime konsullore si dhe do të promovojë dhe thellojë raportet ekonomike dhe shkëmbimet tregtare me Gjermaninë, e cila renditet ndër vendet më të zhvilluara ekonomike në botë” ka shkruar deputeti Reçica.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia rajonale e Ferizajt konfiskon motoçikleta dhe skuter pa dokumentacion të rregullt

Policët e Komunikacionit Rrugor dhe polcicët e stacionit të Ferizajt sot kanë zbatuar planin operativ " Motoçikleta dhe Trotineti...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img