29,04,2024

Hapet ekspozita me rastin e 50 vjetorit të Ansamblit Artistik të Këngëve dhe Valleve “Kastrioti”

Must Read

Të premten në galerinë e arteve në Ferizaj është bërë hapja e ekspozitës së Ansamblit Artistik i Këngëve dhe Valleve “Kastrioti”, për të shënuar 50 vjetorin e rrugëtimit të tyre.

Në këtë ekspozite mori pjesë kryetari i komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, i shoqëruar edhe nga kryesuesi i Kuvendit të Komunës Faruk Guri dhe drejtorë të drejtorive komunale, drejtues të këtij ansambli si dhe shumë mysafire të tjerë.

Me këtë rast kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, hapjen e kësaj ekspozitë e ka quajtur në të një rëndësie shumë të madhe me vet faktin se po flitet për zhvillimin e kulturës së qyteti tonë.

“Është kënaqësi e veçantë për mua por edhe një barrë jo e lehtë, t’i them pak fjalë për një veprimtari kaq të madhe artistike, që shtrihet përgjatë gjysmë shekulli. Jam plotësisht i vetëdijshëm se në pak minuta është e pamundur të përmblidhet gjithë ai art, ajo mjeshtëri e shquar, ata emra të dalluar, që i dhanë emër dhe identitet këtij ansambli dhe një pjese të mirë të zhvillimit kulturor në Ferizaj tani e 50 vjet. Prandaj, më lejoni që me këtë rast ta veçoj një zhvillim shumë inkurajues, që po merr përmasa gjithnjë e më të dallueshme ndër ne. Këto vitet e fundit kemi qenë dëshmitarë të një serie librash, emisionesh dokumentare dhe ekspozitash, gjithashtu dokumentare që dëshmojnë për ngjarje e rrugëtime nëpër historinë tonë të afërt. Është një ndryshim cilësor, që jep mundësi t’i kuptojmë më saktë dhe më mirë përmasat, faktet dhe tiparet e rrugëtimit tonë shoqëror, politik, ekonomik, artistik, sportiv e kështu me radhë”, ka thënë kryetari Svarqa.

Ai tutje është shprehur se gjatë dy-tri viteve të fundit, Komuna e Ferizajt ka pasur mundësinë të mbështesë disa libra dhe emisione dokumentare që flasin për figura, për ngjarje e fenomene të ndryshme nga e kaluara jonë.

“Në këtë mënyrë, nga trajtimi folklorik i së kaluarës, po i kthehemi trajtimi faktografik, përmes dëshmive të pakontestueshme në formë dokumentesh ose në formë të fotografive, siç është edhe ky rast. Ky kalim nga folklori në faktografi, paraqet kapërcim të rëndësishëm në trashëgiminë tonë. Në këtë kuptim e shoh edhe këtë ekspozitë me fotografi për ecjen 50-vjeçare të ansamblit të këngëve dhe valleve “Kastriotët”. Ne do ta mbështesim përgatitjen edhe të një emisioni dokumentar dhe të një libri monografik për këtë ansambël, në mënyrë që ta kemi edhe një hallkë të mirë në historikun e begatshëm të “Kastriotëve”.

Me këtë rast dua t’u shpreh mirënjohjen time të thellë të gjithë atyre brezave, individëve, anëtarëve të zellshëm të këtij ansambli, të cilët kanë bërë që të mos ndalen kënga e vallja, edhe atëherë kur “Kastriotët” kanë kaluar nëpër vështirësi të ndryshme. Dua t’u shpreh zilinë time më pozitive atyre vajzave e djemve, që e kanë mbajtur gjallë këtë ansambël edhe në ato kohëra kur ne si popull kemi kaluar ditë shumë të vështira”, tha ai.
E nga ana tjetër kryetari i Ansamblit Artistik të Këngëve dhe Valleve “Kastrioti” në Ferizaj, Xhevdet Shabani, ka folur për punën që është zhvilluar për këto vite radhazi në këtë ansamble.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur rreth një muaj, ku dashamirët e artit mund të shënohet rrugëtimin 50 vjeçare të këtij ansambli.

  

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img