23,04,2024

Hapet Ekspozita e edicionit të dytë të Bienalit të Skulpturës “Skulpt-Fer” 2022

Must Read

Sot në ambientet e Galerisë së Arteve në Ferizaj u hap Ekspozita e edicionit të dytë të Bienalit të Skulpturës “Skulpt-Fer” 2022.

Bienali i Skulpturës “Skulpt-Fer” është një nga ngjarjet më unike dhe më të veçanta për skenën e artit pamor në Kosovë, ngase është e vetmja ngjarje në vend dhe rajon e cila në qendër të vëmëndjes ka ekskluzivisht vetëm skulpturën si medium artistik me theks të veçantë skulpturën moderne dhe bashkëkohore. Një ngjarje e tillë kaherë i ka munguar skenës artistike të artit pamor në Kosovë, si një nga mediumet më të margjinalizuara që më së shumti ka nevojë të mbështetet, të avancohet dhe të fuqizohet,

Edicioni i dytë i Bienalit të Skulpturës i përcaktuar të mbahej në vitin 2020, nuk u organizua në vitin 2020 për arsye të mos gjetjes së përkrahjes financiare dhe Pandemisë Covid 19. Pra edicioni i dytë u shty dhe u organizua në vitin 2022 me shpresën që në të ardhmen do të vazhdoj të organizohet për çdo dy vite pandërprerë. Në këtë edicion janë dorzuar 55 vepra skulpturale nga 31 autorë nga qytete të ndryshme të Kosovës dhe shqipërisë dhe një artist nga Austria. Edhe edicioni i dytë i Bienalit të Skulpturës është mbështetur nga Ministria e Kulturës dhe Drejtoria e Kulturës në Ferizaj.

Synimi fillestar i Bienales ishte të krijonte një mundësi dhe hapsirë eskpozuese dhe promovuese për mediumin e skulpturës në kuptimin e gjerë të fjalës, kurse rrugëtimi i bienalit synon të jetë në funksion të zhvillimit të formave dhe teknikave të reja të skulpturës bashkëkohore.

Organizator i Bienalit ishte Skender Bedriu, kurse kurator Jetullah Sylejmani.

Në këtë bienal fillimisht u nda një Mirënjohje për z. Emin Hasani në shenjë nderimi për kontributin e dhënë ndër vite në fushën e artit dhe skulpturës dhe një Mirnjohje Post-Mortem për z. Milaim Avdiu skulptor ferizajas që humbi jetën nga Covid 19.

Juria profesionale në përbërje të: Prof. Ismet Jonuzi (kryetar i jurisë), Prof. Adem Rusinovci (anëtar) dhe Ardian Kadriu (anëtar) morën vendim për ndarjen e tre çmimeve, ku Çmimi për Skulpturë Tradicionale “Skulpt-Fer” iu nda skulptorit Destan Gashit, kurse Çmimi për Skulpturë Bashkëkohore “Skulpt-Fer” iu nda dy skultorëve Dardan Murseli dhe Butrint Morina.

Skulptortë pjesëmarrës në kët edicion ishin: Agnesa Agushi (Gjilan / Kosovë), Agnesë Sejdiu (Ferizaj / Kosovë), Albulen Neziri (Pejë / Kosovë), Arben Suma (Shkodër / Shqipëri), Arton Behrami (Pakashticë / Kosovë), Avni Demiri (Lubavec / Kosovë), Avni Xh. Behluli (Gjilan / Kosovë), Bedri Haziraj (Drenas / Kosovë), Bernard Lekgegaj (Tiranë / Shqipëri), Bleon Cena (Kaçanik / Kosovë), Bujar Vani (Tiranë / Shqipëri), Butrint Morina (Fushëkosovë / Kosovë), Dardan Murseli (Ferizaj / Kosovë), Destan Gashi (Vjenë / Austri), Emin Hasani (Ferizaj / Kosovë), Emine Jetishi (Shtime / Kosovë), Elvana Beqa Avdiu (Ferizaj / Kosovë), Evis Kabilo (Berat / Shqipëri), Fatos Kola (Tiranë / Shqipëri), Frenki Mekollari (Tiranë / Shqipëri), Gëzim Haxhimusa (Ferizaj / Kosovë), Haxhi Kastrati (Pejë / Kosovë), Kelvin Pjetri (Lezhë / Shqipëri), Klea Xhafa (Fushë-Krujë / Shqipëri), Lindita Mehmeti (Gjilan / Kosovë), Mal Myrtaj (Pejë / Kosovë), Marsild Kyçyku (Elbasan / Shqipëri), Milaim Avdiu (Ferizaj / Kosovë), Përparim Behluli (Ferizaj / Kosovë), Rabije Çollaku (Tiranë / Shqipëri), Selam Kastrati (Malishevë / Kosovë).

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjen kuletën me 320 euro, qytetari nga Ferizaj e dorëzon në polici

Një qytetar nga Ferizaj ka gjetur një portofol me para dhe ka dorëzuar atë në polici. Policia njofton se në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img