17,05,2024

Hani i Elezit nesër shënon Ditën e Dëshmorëve

Must Read

Hani i Elezit nesër shënon Ditën e Dëshmorëve të Hanit të Elezit, që do të mbahet me datë.29.08.2019 (e enjte) në ora 18.00 në oborrin e Komunës së Hanit të Elezit ku edhe do të bëhet shpalosja e Pllakës Përkujtimore për të gjithë Dëshmorët dhe Viktimat Civile të luftës.
Në këtë manifestim do të bëhet edhe ndarja e dekoratave “Hero i Kosovës” nga Presidenti Hashim Thaqi për tetë Dëshmorët e UÇK-së nga Hani i Elezit.

FTESË
Ju ftojmë të merrni pjesë në manifestimin e Ditës së Dëshmorëve të Hanit të Elezit që do të mbahet me dt.29.08.2019 (e enjte) në ora 18.00 në oborrin e Komunës së Hanit të Elezit ku edhe do të bëhet shpalosja e Pllakës Përkujtimore për të gjithë Dëshmorët dhe Viktimat Civile të luftës.
Në këtë manifestim do të bëhet edhe ndarja e dekoratave “Hero i Kosovës” nga Presidenti SH.M.z.Hashim Thaqi për tetë Dëshmorët e UÇK-së nga Hani i Elezit.

Agjenda:

14:00 Shpalosja e Pllakës Përkujtimore për Dëshmorët Gafurr dhe Driton Loku në vendin e rënies, në Paldenicë.

15:00 Shpalosja e Pllakës Përkujtimore për Dëshmorin Xhemsedin Suma në vendin e rënies, “Maja e Shullanit”në Puset e Nikës.

16:00 Shpalosja e Pllakës Përkujtimore për Dëshmorin Nuri Bushi në vendin e rënies, “Kodra e Faslisë” në Puset e Nikës.

17:00 Homazhe te Varrezat e Dëshmorëve në Puset e Nikës.

18:00 Manifestim qendrorë do të mbahet në parkun e komunës ku do të bëhet edhe ndarja e dekoratave “Hero i Kosovës” nga Presidenti SH.M.z.Hashim Thaqi për tetë Dëshmorët e UÇK-së nga Hani i Elezit.
Shpalosja e Pllakës Përkujtimore për të gjithë Dëshmorët e Kombit dhe Viktimat Civile të Luftës, në Parkun e Komunës së Hanit te Elezit.

Pjesëmarrja e Juaj nderon të rënit për liri
Kryetari i Komunës
Rufki Suma

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet i dyshuari i dytë për rastin ‘’Vrasje e mbetur në tentativë’’

Me datën 26.04.2024 rreth orës   23:30 policia e stacionit në Ferizaj kishte pranuar një informatë se në rrugën "...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img