05,05,2024

Hani i Elezit bëhet me stadium të ri

Must Read

Komuna e Hanit të Elezit është bërë me stadium të ri të futbollit, pasi ai që ishte ndërtuar më parë është dëmtuar.

Kjo u bë e mundur falë investimit të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Federatës së Futbollit të Kosovës, i cili pohoi se vlera e tërërsishme e stadiumit është rreth 220 mijë euro.

Ky investim është bërë në bashkëpunim mes MKRS, Federatës së Futbollit të Kosovës dhe Komunës.

Në ceremoninë e përurimit të mbajtur sot, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, u shpreh i kënaqur që kanë përfunduar në një afat rekord projektin e stadiumit në këtë komunë.

Ndërtimi i më shumë se 20 stadiumeve që po ndërtohen gjithandej vendit, Gashi tha se e bënë Kosovën konkurrente të dinjitetshme edhe me shtetet tjera.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Rinia e PDK-së me aksion simbolik: Qeveria Kurti po tenton ta përmbysë Ferizajn

Rinia Demokratike e Kosovës ka protestuar në Ferizaj, përmes një aksioni simbolik duke “peshkuar” në rrugën magjistrale, të përmbytur...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img