Drejtori i Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, Arben Halili, në një konferencë për medie ka dhënë skjarime në lihje me mungesën e ujit të pijes në komunën e Ferizajt ditëve të fundit.
Sipas Halilit mungesa e ujit ditëve të fundit nuk është si pasoj e ndonjë prishje apo problem teknik por si rezultat i hargjimit enorm të tijë ditëve të fundit.
“Nuk ka nodnjë problem teknik në kuptimin e furnizimit me ujë, pasi fabrika është duke prodhuar ujë me kapacitet të njëjtë por është rritur konsumi më tepër se 100 % si rrezultat I rritjes së numrit të shfrytëzuaesëve në këto ditë vere ku kemi një numër të madh të ardhjes së gurbetqarëve por edhe keqpërdorimet e ujit , duke e përduru atë për ujitje. Ekipet e “Bifurkacionit” janë duke bërë përpjekje që të hartojnë një planë që në rastë të caktuara objektet vitale të mos mbeten pa ujë të pishëm, sidomos QKMF, Spitali dhe objekte tjera publike. Jemi në kontakt më stafin e “Bifurkacionit” dhe do të shohim mundësinë e furnizimit me ujë dhe në rastin më të rënëdë mund të ketë ndoshta ndonjë reduktim të ujit por ai do të jetë kryesisht në fshatra pasi atje ka edhe mundësi alternative të furnizimit me ujë. Por kemi informata se ka edhe keqpërdorime nga qytetarët dhe apeloj që këto ditë mos të përdoret uji i pijes për ujitje. Në rastin e mungesës së ujit nëpër objektet publike, sidomos në QKMF dhe Spital, “Bifurkacioni” është I gatshëm që të bëjë furnizimin edhe cisterna, edhe pse deri më tash nuk ka pasur nevojë pasi këto objekte kanë pasur rezerva të mjaftueshme për të kryer punët e tyre” ka thënë Halili.
Për më tepër mund ta shikoni deklaratën e plotë të Drejtorit të Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, Arben Halilit.