Hysni Zukës nga Pozharani, hajnat ia vodhën kursimet me vlerë 2 mijë e 600 euro
Me sa forcë që ka mundohet ta lëvizë karrocën.
Rruga, sa do e shkurtër që mund të jetë, është e mundimshme për Hysni Zuken.
Nuk ka askë ta ndihmoj, sepse 68 vjecari nga Pozhorani i Vitisë, jeton i vetëm.
Dhe sikur mos të mjaftonin kushtet e vështira ekonomike, ditë më parë, dy persona të maskuar i kishin hyrë më forcë në shtëpi, duke ia vjedhur një shumë të parave.
Ai rrëfen se si kishte ndodhur rasti.
“Kah minuta e 0.40 – qitu jom kane, as fjet as çut, edhe jon hi dy, paret ku i ki? Paret i kom n xhep..se prita që po mdel bash qashtu”.
uka tregon sa ishte shuma që i është vjedhur, ndërsa thotë që ato të gjitha ishin kursimet e tij.
Ai thotë se hajnat e shfrytëzuan pikën më të dobët të tij, pasi që njërën këmbë e ka të amputuar
Ndërsa shton se i morën edhe një kujtim me vlerë që e kishte nga gruaja e tij, tashmë e ndjerë.
“Qit karroce ma qiten jashtë, mobilin ma morën e kurrë nuk ma kthyn mo..e kom pasë kujtim prej grus..”.
E nga policia në rajonin e Gjilanit, përmes telefonit, kanë thënë se deri më tani nuk ka asnjë të arrestuar për këtë rast, dhe se hetimet janë duke vazhduar.