05,05,2024

Hajnat grabisin bizneset prodhuese në Babush të Ferizajt

Must Read

Sot në orët e hershme të mëngjesit janë bastisur disa biznese private prodhuese të Ferizajt. Ndër kompanitë që ranë pre e vjedhjeve janë “Euro Park”, “Vëllezërit e Bashkuar” dhe “Cadi Cleaning” në Babush të Ferizajt. Për këto vjedhje tregon vet pronari i “Euro Park”, Afrim Breznica.

“Në orën katër ka thirrë alarmi, domethënë është lëshuar alarmi i fabrikës dhe më ka lajmëruar në telefon, e kam mbyllur telefonin dhe kam hyrë live në kamera me shiku se çka është duke ndodhur dhe kam parë në lëvizje njerëzit dhe kam ardhë, por nuk kam hy në fabrikë, e kam vëzhguar terrenin përreth mos po i shoh në rrugë apo diçka dhe e kam thirrë policinë, kanë ardhë, e kanë hapur rastin pastaj kanë ardhë edhe hetuesit. Kanë dëmtuar, kanë lënë baltë, kanë marrë një shumë parash, por kjo është ajo që neve bizneseve nuk po na lë të sigurt të veprojmë, punojmë, nuk kemi siguri në punë. Është fabrikë, çështje materiale, po çka nëse hynë edhe në shtëpi dhe t’i frikëson fëmijët, aty e kemi problemin si popull. Tani e lë në dorën e policisë, ne do të mundohemi t’iu ndihmojmë, kamerat i kemi të parës dorë, me zoom, të gjitha bizneset”, tha Afrim Breznica.

Ndërsa, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi, tha se hetimet janë duke u kryer me intensitet.

Sot në mëngjes janë raportuar tri raste të vjedhjeve në fshatin Babush ku janë përqëndruar në disa nga bizneset e Ferizajt. Rasti i parë është raportuar se personat e dyshuar, të panjohur deri më tani, kanë hyrë me forcë në këto objekte biznesore dhe në objektin e parë kanë marrë 99 euro para të gatshme, në rastin e dytë kanë marrë 108 euro dhe në rastin e tretë kanë marrë 17 pako cigare të ndryshme në vlerë 250 euro dhe të holla 150 euro, ndërsa në rastin e katërt është raportuar si dëmtim prone, vetëm dera është dëmtuar, por nuk kemi informata nga pronari se është vjedhur diçka. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, gjithashtu me mjekët ligjor kanë marrë gjurmët të cilat janë gjetur aty dhe hetuesit janë angazhuar maksimalisht që t’i identifikojnë personat e dyshuar dhe të paraqiten para drejtësisë”, theksoi Agim Gashi.

Kohëve të fundit, në komunën e Ferizajt janë shpeshtuar rastet e vjedhjeve, transmeton televizioni Tema.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Rinia e PDK-së me aksion simbolik: Qeveria Kurti po tenton ta përmbysë Ferizajn

Rinia Demokratike e Kosovës ka protestuar në Ferizaj, përmes një aksioni simbolik duke “peshkuar” në rrugën magjistrale, të përmbytur...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img