20,12,2024

Hahn: Më 30 shtator e përcaktoni të ardhmen tuaj

Must Read

Më 30 shtator e keni mundësinë e vetme ta përcaktoni të ardhmen tuaj. Kjo është mundësi që ofrohet njëherë në jetë. Vendimi do të ketë ndikim mbi qytetarët, fëmijët e tyre dhe gjeneratat e ardhshme të cilët ende nuk kanë lindur. Referendumi është mundësi unike të sillet vendim i rëndësishëm me pasoja afatgjatë, porositi eurokomisari Johanes Hahn pas takimit të sotëm me kryeministrin Zoran Zaev në Shkup.

Sipas tij, e rëndësishme është që qytetarët të sjellin vendim të informuar përmes raportimit cilësor.

“Informohuni dhe shfrytëzojeni të drejtën demokratike të votës dhe zgjedhjes së lirë, veçanërisht  gjenerata e re, Shkoni për votim dhe vendosni për mundësitë të cilat u ofrohen”, tha Hahni.

Ai sërish dha përkrahje për marrëveshjen mes Maqedonisë dhe Greqisë.

“Marrëveshja fuqishëm është përkrahur nga bashkësia ndërkombëtare  sepse është rojtar i vendit dhe i perspektivës euroatlantike, por vendimi për të është vendim të cilin qytetarët në mënyrë të pavarur duhet ta sjellin. Ai është kontribut i rëndësishëm për vendin dhe rajonin. Për juve mbetet të vendosni më 30 shtator. Dera e BE-së është e hapur, por ju vendosni se a do ta shfrytëzoni atë mundësi. Nuk ka kohë për të humbur”, porositi Hahn.

Komisari evropian ceku se javëve të fundit Shkupi është bërë destinacioni më i popullarizuar i politikanëve nga Evropa dhe nga tërë bota.

“Kjo është dëshmi se sa vlerësohet marrëveshja me Greqinë dhe si e sheh atë bashkësia ndërkombëtare. Në botë ka pasur shumë konflikte afatgjata, ndërsa ky është rast i rrallë i zgjidhjes së tyre. Kjo është nxitje për të gjithë dhe tregon se madje edhe konfliktet e ngrira mund të zgjidhen nëse ka vullnet të mirë, lidership dhe vendosmëri”, tha Hahni.

Megjithatë, siç theksoi, vendimi përfundimtar varet nga qytetarët.

“Çfarëdo vendimi të sillni BE-ja do të jetë në anën tuaj”, tha Hahni.

Ai paralajmëroi se javën e ardhshme fillon skriningu, përkatësisht aktivitetet përgatitore për negociatat për anëtarësim të Maqedonisë në BE.

Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve, Hahni theksoi se porosinë që e dërgoi gjatë takimit me liderin e VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickovski është e njëjtë si ajo që ua dërgoi qytetarëve dhe të gjithë faktorëve të tjerë.

“Porosia ime drejt tij si dhe drejt kryeministrit dhe liderëve të tjerë jo vetëm dje, por edhe më parë është se bëhet fjalë për referendum për të ardhmen e vendit dhe e tërë situata nuk guxon të politizohet. Partitë politike duhet të përmbahen nga keqpërdorimi i kësaj për qëllime partiake”, tha eurokomisari, duke potencuar se në një moment të këtillë vendimtar nuk është koha për të luajtur lojëra politike.

Kryeministri Zaev theksoi se vendimin më të rëndësishëm deri në fillim të negociatave me BE-në do ta bëjnë qytetarët më 30 shtator.

“Republika e Maqedonisë dhe qytetarët e saj e vlerësojnë mbështetjen e BE-së për avancim të shtetit tonë. Vizita e sotme e eurokomisarit Johanes Hahn e konfirmon këtë. Kam vetëm lëvdata për fushatën “Paramendo të ardhme së bashku” e cila i përkujtoi qytetarët për lidhjet e pashkëputshme me BE-në. Qytetarët asnjëherë më parë nuk janë ndier pjesë e BE-së si tani”, tha Zaevi, duke shtuar se kjo u tregua edhe me fjalimin e tij në gjuhën amtare në Parlamentin Evropian.

Kryeministri i Maqedonisë vlerësoi se çdo takim me liderët e Bashkimit Evropian në këtë fazë të rrugës drejt BE-së është mbështetje e madhe dhe se kurorë e përparimit të shtetit do të jenë negociatat parainkuadruese me Unionin.

“Më 27 shtator do ta fillojmë skriningun, ndërsa deri në qershor do të tregojmë hapa konkret reformues si sundimi i së drejtës, lufta  kundër korrupsionit dhe reformat në administratë”, theksoi kryeministri Zoran Zaev në konferencën e përbashkët për shtyp me eurokomisarin Johanes Hahn./MIA/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img