03,05,2024

“Guximi i Gruas” përplasë pozitën me opozitën në Ferizaj

Must Read

Valon Halimi, anëtarë i Kryesisë së Degës së LDK-së në Ferizaj sot ka akuzuar  qeverinë komunale se  ka shkelur proceduart e   dhënies së tenderit për projektin  “Guximi i Gruas”.

Në anën tjerër ka reaguar  Albion Sherifi, zyrtarë  për informim në komunën e Ferizajt.

Ky është reagimi i plotë  LDK-së

“Në Ferizaj para mbylljes së tenderit kryhen punimet nga përfituesi i ditur paraprakisht!

Se komuna e Ferizajt është bërë fenomen i paradokseve, tregon edhe rasti i fundit i inagurimit të projektit “Guximi i Gruas “, që u bë pikërisht më 23 mars në sheshin “Adem Jashari” në Ferizaj në shënimin e përvjetorit të kësaj date të rëndësishme të vitit 1989. Inaugurimi solemn u bë për projektin të cilin e kreu disa ditë më parë ai që do të duhej ta fitonte tenderin, i cili ishte ende i hapur, madje deri me 26 mars në orën 12. Sipas njoftimit ishte caktuar edhe data e planifikuar e nënshkrimit të kontratës me fituesin, me datën 4 prill, ani se projekti tashmë ishte kryer 12 ditë para se të dihej se kush do të ishte fituesi. Dhënia e tendereve, e me këtë edhe e parasë publike, para përfundimit të procedurave, apo deri sa tenderi është ende i hapur për konkurrim, është diçka e pazakonte dhe në kundërshtim me Ligjin e prokurimit dhe me atë të menaxhimit të financave publike. LDK , Dega ne Ferizaj nuk është kundër inaugurimeve shënuese, por është për respektimun e ligjeve. Madje edhe vendosja e çdo objekti në zonën urbane të qytetit, duhet kaluar në Kuvendin e Komunës, i cili është organi i vetëm kompetent për këtë çështje. Asamblistët e Kuvendit të Komunës së Ferizajt, nuk janë pyetur dhe as njoftuar për një vendim të tillë, se ku u mor nga kush u propozua dhe kur ndodhi kjo. 
Ky projekt madje nuk gjendet fare as në planin e prokurimit për vitin 2019. Zyra e prokurimit, me bekimin e kryetarit Aliu, sigurisht që e di vetë çka bënë dhe qytetarët ndoshta s’kane pse ta dinë këtë çështje. Por nuk është mirë që autoritarizmi i kryetarit të shtrihet mbi çdo ligj. LDK në Ferizaj kërkon që pushteti të kthehet në shtratin e ligjeve, për të mirën e përbashkët të qytetarëve ferizajas.” Thuhet në reagimin e  Valon Halimit nga  dega e LDK-së në Ferizaj.

Në anën tjerër ka reaguar  Albion Sherifi, zyrtarë  për informim në komunën e Ferizajt.

Sherifi  këto akuza i ka quajtur shpifje të opozitës. Pllakat përkujtimore “Guximi i Gruas” tërësisht në harmoni me ligjet, ka thënë  Sherifi.

Ky  është reagimi I plotë I zyrtarit për informim të komunës së Ferizajt Albion Sherifi

“Shpif opozita, pllakat përkujtimore “Guximi i Gruas” tërësisht në harmoni me ligjet

Sot, subjekti politik opozitar Lidhja Demokratike e Kosovës, përmes një konference për media, ka vijuar gjuhën propaganduese, tërësisht të paargumentuar dhe tendencioze me pretendimet se po bënë zbulime të mëdha ndaj defekteve të qeverisjes lokale. Kështu, së fundmi u ngrit çështja e vendosjes, përkatësisht procedurës së prokurimit për vendosjen e pllakave përkujtimore të titulluara “Guximi i Gruas” në nderim të sakrificës dhe kontributit të grave e vajzave të Balajve dhe të tjera të cilat më 23 mars 1989, u organizuan në demonstratë për Komb e Republikë, kundër ndryshimeve të dhunshme kushtetuese që derivonin suprimimin e autonomisë.

Njoftojmë qytetarët ferizajas se Zyra e Prokurimit, ka zhvilluar procedurën përkatëse konform legjislacionit në fuqi për këtë vepër përkujtimore, porse për shkak të vonesave dhe moskryerjes para datës së promovimit të këtyre të fundit, është anuluar procedura dhe dhënia e kësaj kontrate, rrjedhimisht nuk ka kontratë të nënshkruar që obligon komunën për realizimin e kësaj vepre. Gjithashtu, Komuna e Ferizajt njofton se për realizimin e këtyre dy pllakave përkujtimore është shërbyer përmes shërbimeve tjera të kontraktuara nga ana e autoriteteve lokale. Madje, për të demantuar katërcipërisht pohimet e ngutshme e krejt të pabaza të opozitës, përkatësisht Lidhjes Demokratike të Kosovës, për vendosjen e këtyre dy pllakave është marr edhe leje-pëlqimi nga ana e Drejtorisë së Urbanizmit dhe Mjedisit.

Këto fakte dhe të tjera, shpërfaqin tendencën, joseriozitetin opozitar, nevojën për protagonizëm, kundrejt një qeverisje model për zbatueshmërinë e ligjeve, transparente dhe të vlerësuar nga organizata dhe mekanizma të tjerë institucional vendor e ndërkombëtar.” Ka thënë Albion Sherifi, zyrtarë për informim.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dënohet shoferi i autobusit që bëri tejkalim në vijë të plotë në Ferizaj

Nga 3 prilli 2024, në Kosovë ka nisur së zbatuari Ligji i ri për rregullat e trafikut rrugor, i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img