19,05,2024

Gurët nuk ndajnë një popull!

Must Read

Shqipëria andej dhe këndej Drinit, për dekada ishte e ndarë. Gurët e kufirit shqiptaro-shqiptar në Koshare, u shkulën me gjak dëshmorësh e luftën heroike të djemve e vashave tona, për ta shembur përjetë krijesën artificiale monstruoze të quajtur Jugosllavi, prerjen në mes të trupit tonë kombëtar me thikën e robërisë, që megjithë tiraninë, gjenocidin, spastrimin etnik, asnjëherë nuk ndalën popullin, trimat e trimëreshat tona së ëndërruari e luftuari për lirinë.

Ky gur kufiri nga majat e Koshares u bart e u soll në Ferizaj nga luftëtarët ferizajas të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Brigadën 138 “Agim Ramadani”, Hajrullah Elezi, Bedri Ymeri e Basri Berisha, gur që ruhet në Muzeun e Qytetit, si dëshmi e një absurdi shtetëror, dhembje shekullore e triumfi të gjakut e rrënjëve tona andej dhe këndej kufirit.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjobë ndaj personit që bëri tejkalim në vijë të plotë, identifikohet kundërvajtja përmes dronit të policisë

Policia Rajonale e Komunakacionit Rrugor me datën 18.05.2024 rreth orës 16:35, në rrugën magjistrale Ferizaj-Viti, skatësisht në fshatin Gërlicë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img