26,11,2024

Grupi inovator i Kosovës, në garë për projekte inovative të NASA’s (Video)

Must Read

Sfida e tyre quhet “You are my Sunshine” kurse projekti i tyre ka për qellim që t’i ndihmojnë njerëzit që të kuptohet energjia solare dhe krijimin e një mjeti kontrollues të energjisë solare

Në prezantimin e shkencëtarëve të rinj solar për NASA’n për këtë projekt, që ka dal nga Qendra Inovative Kosovare, thuhet se:

“Me zgjidhjen tonë ju mund të arrini të menaxhoni energjinë që vije nga panelet solare, derisa parashikoni prodhimin e energjisë. Heliox ka arritur që të kontrollojë ardhjen e energjisë nga prodhimi në konsumim. Këtë duke u bazuar në parashikimet e motit, Heliox ka arritur që të parashikojë sa energji do të mund të prodhojnë për ditët në vazhdim”.

Heliox është i vetmi grup shkencëtaresh shqiptarë nga Kosova që ka arritur që me projektin e tyre të futen në inkubatorin e programit për inovacion të NASA’së.

Për projektin në fjalë thuhet se shkencëtarë nga e tërë Bota janë duke bërë thirrje për që të bëhet transformimi i energjisë nga fosilet e derivateve në epokën e energjisë së qëndrueshme. “Energjia diellore është njëra prej më efektiveve dhe e përshtatshme për ambientin si burim energjie. Energjia dillore është e ardhmja për prodhimin e energjisë. Mirëpo, ne ende hasim në shumë probleme si të marrim sa më shumë energji të prodhuar dhe si ta kuptojmë se sa shpenzon një panel aktual solarë energji”, thuhet tutje në arsyetimin e Heliox.

Skuadra e Heliox është e përbërë nga student kryesisht të shkencave kompjuterike, inxhinierëve të elktros dhe dizajnit grafik.

“Ne duam që të zgjedhim problemet e ndryshme, veçanërisht ato që e bëjnë jetën tonë më të mirë për gjeneratat që do vinë”.

Sipas  tyre, Heliox ofron një qasje të re për përdorimin e energjisë nga panelet solare se si të menaxhohet ajo. Duke përdorur të dhënat meteorologjike dhe vendndodhjen e paneleve, sistemi parashikon sasinë e energjisë që do të prodhohet në ditët në vazhdim.

Në këtë projekt ata kanë paraqitur edhe aplikacionin që përmban:

Vizualizimin: ndihmon për të kuptuar energjinë diellore duke dhënë një shembull real dhe potencial

Analizim: mban të dhënat e paneleve diellore, gjenerimin dhe konsumimin e energjisë.

Mjet për planifikim: i ndihmon përdoruesit që të planifikojnë do ditë për të përdorur mjetet e tyre elektrike në mënyrë efikase.

Për projektin në fjalë edhe mund të votini direkt në linkun e NASA’s, duke kërkuar Heliox, ku edhe është paraqitja e grupit të shkencëtarëve të rinj kosovarë: https://2017.spaceappschalleng…

Për më shumë ky projekt i shkencëtarëve të rinj kosovarë është paraqitur edhe në videon e tyre më poshtë, lider i të cilit projekt është Agon Hysenaj.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

30 gra udhëheqëse të agrobizneseve përfitojnë 300 mijë euro grante

Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë, Burim Bajrami mori pjesë sot në tryezën tematike "Mundësitë e grave në sektorin bujqësor,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img