29,12,2024

Gruevski nuk jep asnjë detaj për negociatat

Must Read

Përfaqësues të VMRO-DPMNE-së disa ditë me radhë japin të njëjtin qëndrim, se kreu i tyre ka autorizim të plotë për të vazhduar negociatat, por nuk japin detaje për takimet dhe pikat rreth të cilave po zhvillohen bisedimet.

Ndërkohë, LSDM-ja as nuk demanton dhe as nuk konfirmon zërat e fundit se Ahmeti ka vendosur komunikim edhe me Zaevin dhe se gjatë këtyre ditëve pritet një takim i ri mes tyre. Nënkryetari i kësaj parti Damjan Mançevski pret që mandati për formimin e Qeverisë të kalojë në duar të kësaj partie nëse Gruevski nuk arrin të sigurojë shumicën e nevojshme.

Sa i takon kërkesave të partive shqiptare, Mançevski thotë se ata janë pjesërisht kompatibile me platformën e LSDM-së kurse e përbashkët është zbatimi i një koncepti të ri për qytetarët.

“Atë duhet ta komentojnë ata që marrin pjesë në negociata. Ne e presim mandatin për formimin e Qeverisë. Në Maqedoni ka ardhur koha për zbatimin e një koncepti të ri për jetë më të  mirë të qytetarëve”.

“Nuk bëhet fjalë vetëm për platformën e këtyre tre partive por edhe ne kemi platformën tonë të cilën kur të vijë koha do t’ja prezantojmë edhe opinionit por edhe partnerëve potencial të koalicionit”, deklaroi nënkryetari i LSDM-së Damjan Mançevski.

Nga partia e Ahmetit, zyrtarisht njoftojnë se edhe për ditën e sotme, nuk janë paraparë aktivitete apo negociata rreth Qeverisë së re. Nënkryetari i kësaj partie Nevzat Bejta, ka shprehur hapur qëndrimin e tij kundër një koalicionit  me VMRO-DPMNE-në.

Një qëndrim të tillë, flitet se ndajnë edhe nënkryetarët tjerë të partisë Teuta Arifi, Izet Mexhiti dhe Sadulla Duraku kurse një pjesë e kryesisë së partisë, janë shprehur për respektimin e parimit të pashkruar “ftuesi me fituesin”. Çështja për postet ministrore dhe për Kreun e Kuvendit, nuk është përmendur aspak nga partitë. Për formimin e qeverisë së re, mandatari Gruevski deri të dielën përveç votave të nevojshme në Kuvend duhet të përgatisë programin e plotë për katër vitet e ardhshme si dhe përbërjen e kabinetit të ri.

Pavarësisht interesit të madh rreth negociatave për formimin e qeverisë së re, qytetarët mbetet të përjashtuar nga ky proces dhe nuk dinë kush do të drejtojë qeverinë në katër vitet e ardhshme./ Alsat M/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img