Dhjetëra mijëra gra në SHBA më 21 janar do të mbajnë protestë në afërsi të Kongresit amerikan kundër “qasjeve diskriminuese ndaj grave” nga presidenti i zgjedhur Donald Trump, raporton Anadolu Agency.
Sipas gazetës “Washington Post”, avokatja në pension Teresa Shook që jeton në Hawaii të SHBA-ve në llogarinë e saj në Facebook kur u bënë të ditura rezultatet e zgjedhjeve presidenciale të mbajtura me 8 nëntor ngriti idenë për mbajtjen e një proteste në Washington kundër Trump-it në një datë të afërt me marrjen e detyrës më 20 janar.
Në protestën ku në fillimin pranuan të merrnin pjesë fillimisht 40 persona të njohur të saj, për një kohë të shkurtër dhjetëra mijëra persona kanë shfaqur dëshirë për pjesëmarrje. Më shumë se 160 mijë përdoruese në median sociale kanë njoftuar se do të marrin pjesë në marshimin i cili do të mbahet në afërsi të Kongresit amerikan në Washington.
Gjtihashtu edhe aktivistë të shquar dhe organizata të shoqërisë civile amerikane kanë vendour të marrin pjesë në këtë marshim, ku bëhet e ditur se deri më tani janë përgatitur pajisjet e nevojshme të zërit dhe qindra autobusë që do të transportojnë protestuesit në vendin e protestës.
.