19,04,2024

Grainca: Ministria e Financave duhet urgjentisht të iu dalë në ndihmë komunave!

Must Read

Ish zëvendësministri i financave Mustafa Grainca përmes një  publikimi ka kërkuar nga Ministrinë e Financave , që t’u  dal  në e ndihmë komunave

“Masat e parapara nga niveli qendror nuk janë në përputhje  me emergjencën e situatës së tanishme e aq më pak për atë postpandemike!

Ministria e Financave duhet të lëshojë tani qarkoren buxhetore për komunat, e cila do t’iu mundësonte rishikimin e hershëm të buxhetit të tyre!

Komunat kanë shumë nevojë për të rishikuar planifikimet e tyre buxhetore, kështu atyre iu krijohet mundësia e krijimit të fondeve emergjente  të mjaftueshme,në përputhje me ligjet në fuqi;

Nga ky fond emergjentë, komunat nëpërmjet kryetarëve të tyre,  do të menaxhonin  situatën e krijuar si në aspektin social e shëndetësorë po ashtu edhe atë të ndërmarrësisë ( ndihma për ndërmarrjet tona)!

Koha e pandemisë e kërkon këtë ndërhyrje institucionale!

Kuvendi i Republikës do të duhej të ketë seancë të jashtëzakonshme, për të miratuar ndërhyrjet buxhetore!

Duhet përshëndetur të gjithë kryetarët e komunave të cilët nëpërmjet Kuvendeve të Komunave, kanë miratuar vendimet lidhur me ndarjet buxhetore për të lehtësuar luftën kundrejt pandemisë, por ndarjet buxhetore të miratuara, nuk janë aspak  të mjaftueshme në relacion me  kërkesat emergjente që gjeneron situata pandemike!” ka shkruar Grainca

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img