15,11,2024

Gjykata Themelore në Ferizaj përmbyll vitin 2019 me 115% efikasitet

Must Read

Gjykata Themelore në Ferizaj përmbyll vitin 2019 me 115% efikasitet në raport me lëndët e pranuara dhe ato të zgjidhura

Ferizaj, 16 janar 2019 – Gjykata Themelore në Ferizaj, ka përmbyllur vitin 2019 me gjithsejtë 9.969 lëndë, apo shprehur në përqindje mbi 115 % më shumë lëndë në raport me numrin e lëndëve të pranuar.

Sipas raporteve statistikore të gjykatës për vitin 2019, lëndë të trashëguara kanë qenë 15.8652, janë pranuar 8.652, janë zgjidhur 9.969 lëndë, ndërsa kanë mbetur të papërfunduara 13.724 lëndë, shprehur në përqindje efikasisteti i gjykatës për vitin 2019 është mbi 115%. Ndërsa në Divizionin për Kundërvajtje kanë qenë të trashëguara 4.830 lëndë, janë pranuar 3.106lëndë, janë zgjidhur 5.223lëndë, ndërsa kanë mbetur të papërfunduara gjithsejtë2.713 lëndëshprehur në përqindje efikasisteti në këtë divizion për vitin 2019 është mbi 168%.

Gjate vitit 2019 nëGjykatë çështje penale të evidentuara në fillim të vitit të trashëguara nga viti paraprak, kanë  qenë 5.486 lëndë, janë pranuar 2.348. janë përfunduar 3.560, ndërsa kanë mbetur të pa përfunduara 4.269 lëndë. Nga numri i lëndëve të zgjidhura penale, të evidentuara me dënime me burgim efektiv janë gjithsejtë 180 lëndë, me dënim me gjobë858, lëndë të cilat janë përfunduar me dënim me burgim me kusht janë 622, me aktgjykim lirues 26, me aktgjykim refuzues 83, ndërsa lëndë të përfunduara në mënyrë tjetër janë gjithsejtë 1.791.

Departamenti për Krime të Rënda, ka pranuar 205 lëndë, ka përfunduar 227 lëndë, prej tyre 54 janë aktgjykime me dënim burgimi, 96 me dënim me gjobë, 43 aktgjykime me dënim me burg me kusht, 10 me aktgjykim lirues, 5 refuzues, 19 janë zgjidhur në mënyrë tjetër, efikasisteti në këtë departament për vitin 2019 është mbi 110%.

Departamenti për të Mitur, ka pranuar 163 lëndë, ka  zgjidhur 164 lëndë, prej tyre 1 me aktgjykim gjykues, 7 masëdisiplinore, 69 masë mbikëqyrëse, 4 masë dërgimi në Ente, 8 punë në dobi të përgjithshme dhe 75 janë zgjidhur në mënyrë tjetër, efikasisteti në këtë departament për vitin 2019 është mbi 100%.

Departamenti i Përgjithshëm përkatësisht Divizioni Penal(përfshirë Degën në Kaçanik dhe Shtërpcë)nga gjithsej 7.834 lëndë sa ka pasur në punë, ka pranuar 2.143 lëndë, ka zgjidhur 3.338, prej tyre 126janë aktgjykime me dënim burgimi efektiv, 762 dënim me gjobë, 579 dënim me burgim me kusht, 16 aktgjykime lirues, 78 refuzuese, ndërsa 1.775 janë zgjidhur në mënyrë tjetër, efikasisteti në këtë divizion është mbi 155% apo rreth 1.200 lëndë janë zgjidhur më shumë se sa janë pranuar.

Divizioni Civil, ka zgjidhur 2.151 lëndë, prej të cilave 78 janë vendosur në bazë të pranimit, 2 në bazë të mungesës, 865është aprovuar kërkesë padia, 197 është refuzuar kërkesë padia, 272 kanë përfunduar me marrëveshje gjyqësore, 40me hudhje poshtë të padisë, 438 me tërheqjen e padisë, 194është ndërprerë procedura, ndërsas70 janë zgjidhur në mënyrë tjetër, efikasisteti në këtë divizion është mbi 102%.

Me qëllim të rritjes së transparencës, gjykata gjatë këtij viti ka vazhduar me publikimin e aktgjykimeve në ueb portalin gjyqësor. Deri më 31 dhjetor 2019 nëueb portal janë të publikuara gjithsejtë 2.986, ndërsa vazhdon të publikohet orari i seancave gjyqësore në baza ditore në portalin gjyqësor.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Erion Veliaj: Ferizaj dhe miku im, Agim Aliu i bashkohen “Paradës së Shqiptarëve” më 28 Nëntor në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”  

Bashkia e Ferizajt është e para që i është bashkuar “Paradës së Shqiptarëve” që do të mbahet në Tiranë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img