28,04,2024

Gjykata Kushtetuese ia ndalon, por Albin Kurti megjithatë propozohet si kandidat për deputet

Must Read

Përkundër vendimit të Gjykatës Kushtetuese që i ndalon personat të dënuar në tri vitet e fundit për vepra penale, qendra e Vetëvendosjes në Prishtinë ka propozuar liderin e saj Albin Kurti kandidat për deputet.

Përkundër paqartësive rreth mundësisë së kandidimit të tij, Albin Kurti është propozuar së bashku me 8 anëtarë të tjerë.

Nga Qendra e Prishtinës, kandidatët për deputetë nga Lëvizja VETËVENDOSJE! janë : Albin Kurti, Liburn Aliu, Arben Vitia, Xhelal Sveçla, Glauk Konjufca, Fitore Pacolli, Albulena Haxhiu, Hatixhe Hoxha.

Kujtojmë që zgjedhjet parlamentare do të mbahen me 14 shkurt, datë kjo e caktuar nga U.D e Presidentes Vjosa Osmani, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese e cila e shpalli të pavlefshme votën e deputetit Etem Arifi.

Gjatë ditës së sotme   Këshilli i Qendrës së LVV-së në Ferizaj, përmes votës së fshehtë ka votuar  për kandidatët  të cilët kanë aplikuar për deputet për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Sipas një publikimi të bërë në rrjetin social në faqen e këtij subjekti  politik më të votuarit kanë qenë   : Alban Bajrami, Shqipe Metaj – Isufi dhe Valon  Ramadani

“Sot, në mbledhjen e Këshillit të Qendrës, përmes votës së fshehtë, delegatët kanë votuar kandidatët të cilët kanë dorëzuar aplikimin për deputet. Me ç’rast, kandidatët e përzgjedhur përmes këtij procesi janë: Alban Bajrami, Shqipe Metaj – Isufi dhe Valon  Ramadani”  thuhet në njoftimin e LVV  në Ferizaj

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dy të plagosur në Ferizaj pas të shtënave me armë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në mesnatë. Rasti ka ndodhur në në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img