09,01,2026

Gjuajtje me armë zjarri në Zaskok të Ferizajt, pronarit i dëmtohet vetura

Must Read

Në orët e  hershme të mëngjesit, rreth orës 01:30  në Zaskok të Ferizajt, në lagjen e Belenishtëve  persona të panjohur kanë gjuajtur me armë zjarr drejt një shtëpie.

Persona të panjohur  kanë gjuajtur  në dyert e pronarit  Nuhi Pajazit.

Me këtë rast është dëmtuar vetura,   ku katër plumba kanë goditur veturën. Ndërsa plumba të tjerë kanë goditur shtëpinë.

Rastin e ka lajmëruar vet pronari i shtëpisë i cili menjëherë ka njoftuar edhe policinë.

Sipas pronarit  nuk dihet arsyeja e kësaj gjuajtje pasi  thotë se nuk ka pasur asnjëherë me askënd problem. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe  rasti është nën hetime

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person për sulm ndaj zyrtarëve policorë

Ferizaj.09.01.2026 Me datë 09.01.2026, rreth orës 15:40, një zyrtar policor i caktuar në detyrë te porta hyrëse e stacionit policor...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img