23,04,2024

Gjobë ndaj dy shoferëve për përdorim të alkoolit, mbeten pa patentë shoferi

Must Read

Policia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj, sot në ora 03:18 të mëngjesit në rrugën ‘’Rexhep Bislimi’’ në Ferizaj ka ndaluar shoferin i cili me automjetin e tij të udhëtarëve shkaktoi kundërvajtje në komunikacion, përdorimi i alkoolit gjatë ngasjes që rezultoi me 1.56 %0. Në lidhje me këtë policia ndaj shoferit me inicialet R.V (M/K) i moshës 25 vjeçar i shqiptoi një gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor, 300 euro , 2 pikë negative dhe nëntë (9) muaj masë mbrojtëse, heqje e patentë shoferit.

Në po të njëjtën rrugë , rreth orës 03:30 , policia ka ndaluar shoferin tjetër, i cili me automjetin e tij të udhëtarëve shkaktoi kundërvajtje në komunikacion, përdorimi i alkoolit gjatë ngasjes , ku rezultoi 1.54 %0  dhe  ndaj shoferit me inicialet E.G (M/K) i moshës 22 vjeçar, policia i shqiptoi një gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor, 300 euro, 2 pikë negative dhe nëntë (9) vit masë mbrojtëse ( heqje e patentë shoferit)

.

Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë ligjin e komunikcionit rrugor, të mos drejtojnë automjetet nën ndikimin e alkoolit.

Veprimet e tilla rrezikojnë jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në komunikacion.

Ftojmë qytetarët të bashkëpunojnë me policinë,për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.

Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjen kuletën me 320 euro, qytetari nga Ferizaj e dorëzon në polici

Një qytetar nga Ferizaj ka gjetur një portofol me para dhe ka dorëzuar atë në polici. Policia njofton se në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img