Kompania IPKO ka zgjedhur që të investoj në dyert e Gjimnazit “Shaban Hashani”, donacion ky shumë i mirë se ardhur për drejtuesit e arsimit në Ferizaj.
Me këtë rast, drejtori i Drejtorisë së Arsimit në Ferizaj, Afrim Llabjani është shprehur falënderues ndaj kësaj kompanie për investimet e bëra nëpër shkollat e Ferizajt.
class=”text_exposed_show”>
“Ne do t’i jemi falënderues dhe mirënjohës kompanisë IPKO, duke besuar se do ta vazhdojmë bashkëpunimin e tillë, sepse kjo na krijon mundësi më të mira për të pasur një proces sa më të rregullt edukativo-arsimor”, është shprehur drejtori Llabjani.
Nga ana tjetër, Arianit Duraku, drejtor i shitjes në Kompaninë IPKO, ka thënë se përzgjedhja e Gjimnazit “Shaban Hashani”, për të investuar është bërë në kuadër të bashkëpunimit të mirë që ka Komuna e Ferizajt me Kompaninë IPKO.
“Kjo është zgjedhur për hir të relacionit të mirë që kemi me Komunën e Ferizajt, me Kryetarin, edhe në të kaluarën kemi pasur projekte të tilla dhe kemi bërë edhe ndërtimin e shkollave normalisht në kuadër të mundësive që kemi si kompani. Investimi i fundit ka qenë në dhjetor të vitit 2017, kemi blerë pajisje për Qendrën e Mjekësisë Familjare në Ferizaj kurse kjo kërkesë ka ardhur nga Drejtoria e Arsimit e Komunës së Ferizajt. Kompania IPKO do të interesohet që edhe në të ardhmen do të ndihmojë Komunën e Ferizajt në projekte të ndryshme që shërbejnë në të mirë të qytetarëve të Ferizajt” tha Duraku.
Vlera e investimeve në këtë shkollë është 2,500 euro.