27,04,2024

Gjest human. Nxënësit e shkollës së mjekësisë në Ferizaj i kthejnë portofolin e humbur me para mërgimtarit

Must Read

Muharrem Ramdani  kishte ardhur  nga Suedia për pushime në Kosovë. Por i ndodhi që  të humb portofolin me par dyhe dokumenta.

Fati deshi që  atë ta gjenë  katër nxënës të shkollës së mjekësisë  “Elena Gjika” në Ferizaj.

Shpend Hysenaj, Osman Mehmeti,  Arbnor Hasimi dhe Ard Mehmeti, me të gjetur portofolin e në të cilin gjendeshin  1300 euro dhe 5000 kruna Suedeze, në bazë të dokumenteve që ishin  brenda kërkuan dhe e gjetën pronarin  Ramadan Muharremi.

Ramadan Muharremi, përveç që i ka falënderuar personalisht këta djem ka kontaktuar edhe Ferizajpress që  edhe publikisht ti falënderojë për këtë gjest human.

“Ka shumë raste nëpër botë ku njerëzit tregojnë humanitetin. Por edhe Kosova ka plotë kësi njerëz” ka thënë  pronari i protofolit  Ramadan  Muharremi, i cili ka falënderuar shumë këta të rinjë për gjestin e tyre.

Por si duket për këta djem kjo sjellje nuk të habit pasi edhe Drejtoresha e kësaj shkolle kishte shumë fjalë të mira.

Qenka një rast vërtet human. Por nuk më habit kjo se vërtetë këta nxënës të cilët  janë në klasën e XII-të  edhe në shkollë janë  shembullorë”  ka thënë  Bahrije Hoxha, drejtoreshë e shkollës së mjekësisë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dy të plagosur në Ferizaj pas të shtënave me armë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në mesnatë. Rasti ka ndodhur në në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img