03,07,2025

Gjermania përkrah Kosovën për liberalizimin e vizave

Must Read

Michael Roth, ministër i Shtetit për Evropën në Zyrën e Jashtme Federale të Gjermanisë në qeverinë e kancelares Angela Merkel, ka thënë se Kosova, i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave.

“Kosova ka përmbushur kushtet e Bashkimit Evropian që t’u jepet liberalizimi i vizave. Prandaj duhet të jepet dritë jeshile për kosovarët. Ne do të lobojmë fuqishëm për këtë në Bruksel”, ka shkruar Roth në Twitter.

Shpresa e kosovarëve për liberalizim vizash është viti 2020, nëse jo 2019-ta.

Megjithatë, në prioritetet e liderëve kosovarë për vitin 2019, liberalizimi i vizave mungoi. Zhvillimi ekonomik, lufta kundër korrupsionit dhe përparimet në procesin integrues evropian, u theksuan si prioritete të politikës së Kosovës për vitin 2019. Ai madje ka thënë se Gjermania, do të lobojë fuqishëm për Kosovën në Bruksel.
- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) ka hapur sot konkursin për pranimin e studentëve të rinj në nivelin bachelor dhe master për...

Në këtë vit akademik në nivelin bachelor, do të pranohen 420 studentë të rregullt, prej të cilëve 50 vende...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img